Edvin Rama dështon të blejë buxhetin, ndalet vjedhja

Të zgjedhurit e taksapaguesve të Tiranës kanë ndalur mbrëmë tentativën e kryetar-rrumpallës së bashkisë, për të kaluar një buxhet, i cili i jepte dorë të lirë për të shpërdoruar mbi 16 milionë euro. S’pati sukses as tentativa për frikësimin e këshilltarëve të partive të vogla. Në dëshpërim, Edvini tentoi të merrte me forcë një numër kartonash, por fitoi vetëm prishjen e mbledhjes së këshillit dhe lënien e Tiranës pa buxhet investimesh për 2009-n
Fati i projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës ka mbetur edhe dje i papërcaktuar. Pas më shumë se 4 orë e gjysmë debatesh të ashpra mes kryebashkiakut Edi Rama nga njëra anë dhe këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nga ana tjetër, gjithçka është shtyrë për mbledhjen e ardhshme. Kjo për shkak se votimi i realizuar në fund është konsideruar si i pavlefshëm nga ana e kreut të këshillit, Sokol Dervishaj për shkak të padurimit të këshilltarëve socialistë dhe vetë kryebashkiakut Edi Rama për të numëruar votat pro dhe kundër planit të shumëdebatuar financuar, duke rikonfirmuar drojën e rrëzimit të tretë të këtij projekbuxheti që për nga mënyra rrumpallë sesi u server dje nga Rama. Më dështimin e votimit të djeshëm, dështoi edhe tentativa e kryebashkiakut për të kaluar një buxhet thellësisht abuziv dhe ku të paktën 16 milionë eurove nuk u dihet ende me saktësi destinacioni. Për këtë shkak, këshilltarët e PD dhe LSI-së kërkuan me ngulm një detajim të projektbuxhetit, rritjen e shpenzimeve për komunitetin, zvolëgolimin e shpenzimeve korrente dhe atyre kapitale si dhe heqjen
e disa taksave të konsideruera si të padrejta dhe diskriminues siç ishte ajo për automjetetet rënda që hyjnë dhe dalin nga Tirana. Në fillim kryebashkiaku Rama
në fjalën e tij pretendoi se u dha shpjegime të gjitha shqetësimeve të ngritura të
cilat ai në thelb i etiketoi thjesht si një “mal shpifjesh”. “Nuk ka dyshim që çdo buxhet ka të mirat dhe te metat e tij. Ajo që mua rezulton nga të gjitha pretendimet është në tërësi një qasje e cila vjen ose si rezultat ose si mosleximit të buxhetit ose si moskuptim
i buxhetit. Në sheshin “Skënderbej”, bashkia nuk ka shpenzuar asgjë përveç fondit të mirëmbajtje në një sipërfaqe që është ende e parindërtuar. Jemi në finalizimin
e konkratës e Kuvajtit për të ndërtuar sheshin. Shpresojmë që qeveria qëndror
të kontribuojë në përshpejtimin e shpronësimeve. Flitet për miliona të humbura në drejtim të paditur ndërkohë që institione financiar si BERZH apo Banka e këshillit të Europës që kanë pranuar të hyjnë në parneritet më këtë Bashki për dhënie kredish, kanë bërë analizën e tyre financiare të gjithë fuknsionimit të saj të cilat sipas tyre analizave rezultojnë të shëndetshme dhe të qëndrueshme derin në vitin 2025. Negociata të tjera nuk ka. Ja ku jemi votoni buxhetin nëse këto shpjegime ju mjaftojnë, nëse nuk ju mjaftojnë, vazhdoni me akuza”- deklaroi Rama. Kreu i këtij Këshilli ka marrë fjalën menjëherë duke akuzuar Ramën dhe zëvendëskrytaren e Bashkisë Albana Dhimirit
se kanë braktisur në vijimësi punimet e këshillit duke shkelur kësisoj ligjin për funksionimin e pushtetit vendor. Edhe më e ashpër në akuzat e saj ka qenë kryetarja e këshilltarëve të LSI-së, Monika Kryemadhi. “Kryetari nuk e ka lexuar buxhetin. Ka një orë e gjysmë që po flet dhë nuk ka asnjë detaj. Pas 700 e ca ditësh në detyrë kjo është hera e tretë që Rama vjen të ballafaqohet në këshill. Në njësinë bashkiake nr 6 ju thoni se do bëni rrugën “Shaban Bardhoshi” që po ndërtohert aktualisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Jo thoni që do bëni rrrugët “Hamdi Sinoimeri”, “Llambi Bonata” dhe “Llazi Miho”, ndërkohë që janë ndërtuar tashmë nga kooperacioni italian”- deklaroi ajo. Kryemadhi kërkoi detajime rreth parave që do jepen për investim si dhe uljen e shpenzimeve operative që sipas janë të ekzagjeruara nga ana e Bashksië që ka hartuar projektbuxhetin. Akuza të ashpra janë artikuluar edhe nga këshilltarët demokratë. “Zoti Rama ju nuk mund të ndryshoni buxhetin sikurse doni ju. Buxheti i Bashkisë të shprehet qartë që nuk do të ketë reduktim të investimeve” deklaroi këshilltar demokrat Ferdina Poni. Megjithatë pavarësisht këtyre kritikave dhe propozimeve të bëra nga fy forcat politike, kryetari i bashkise, Edi Rama, nuk ka pranuar që të bëhete asnjë ndryshim në projektbuxhetin e Bashksië. Ky qëndrim sfidues për një buxhet të etiketuar prej javësh si një rrumpallë e mirrfilltë për shkak të rrugëv e të financiara 2 herë, taksave abuzive dhe mungesës së transparencës për shumë nga projektet konkrete sipas minibashkive nga ana e kryebashkiakut Rama ka bërë që pjesa dërrmuese e këshillit të refuzojë votimin e këtij projekti.