Pensionet, si bëhet njohja e viteve të punës në një shtet të huaj
Autori i Lajmit: Entela Duraj
“Është pak më tepër se 5.300 euro vlera vjetore e çekut social për vitin 2009. Kjo është bërë e ditur nga Inps-ja me qarkoren e 1/2009 që në 16 faqe parashtron kuadrin e plotë të rinovimit të pensioneve për vitin e ri. Për të qenë më të saktë, për gjithë vitin 2009, vlera mujore e çekut social ( që u takon personave mbi 65 vjeç me të ardhurat të ulëta) është fiksuar në 409,05 euro, që do të thotë 5.317,65 euro në vit”
Punëtorët e huaj jokomunitarë, që punojnë rregullisht në Itali si të pavarur, autonomë, në varësi të dikujt, profesionistë të lirë dhe sipërmarrës, kanë mundësi që të marrin, pas derdhjes së kontributeve për sigurimet shoqërore, të njëjtat pensione të parashikuara për punëtorët italianë. Sidoqoftë, në rastin e punës në varësi të dikujt, duhet që punëdhënësi të kryejë derdhjet për sigurimet shoqërore të parashikuara nga ligji.
Aktivitet privat
Kur bëhet fjalë për një aktivitet të pavarur, derdhjet duhet të kryhen direkt nga vetë personi. Në momentin kur pushon aktiviteti, nëse janë plotësuar kërkesat e parashikuara, personi ka të drejtën e pensionit që është në ngarkim të INPS. Nëse personi dëshiron të kthehet në atdhe, ai mund të kërkojë njohjen e viteve të punës që ka kryer në Itali duke dëshmuar pagesat për sigurimet shoqërore. Kjo vlen në rastin kur ekziston një konventë internacionale me Italinë dhe vendin e origjinës. Konventa të tilla i japin mundësi secilit vend që të likuidojë pensionin në bazë të legjislacionit përkatës. Për këtë qëllim, e drejta për pension vlerësohet duke marrë parasysh kontributet e derdhura pranë të gjitha vendeve ku personi ka punuar.
Punëtorët që kthehen në atdhe
Punëtorët jokomunitarë që kthehen në atdhe, duke i dhënë fund aktivitetit, nuk mund të kërkojnë likuidimin e kontributeve të dërdhura. Me aprovimin e ligjit Bossi-Fini, kjo mundësi s ekziston me hyrjen në fuqi të ligjit 189/2002. Kështu që duke nisur nga viti 2002, qytetarët jokomunitarë, të cilët kthehen në atdhe, nuk mund të kërkojnë më rimbursimin e kontributeve të derdhura. Gjithsesi, punëtori ruan të drejtën e sigurimeve shoqërore të maturuara dhe mund të përfitojë pension pas moshës 65 vjeç. Ky rregull zbatohet edhe në mungesë të një akordi reciprok të shtetit italian me vendin e origjinës.
Vlera e çekut social
Është pak më tepër se 5.300 euro vlera vjetore e çekut social për vitin 2009. Kjo është bërë e ditur nga INPS-ja me qarkoren e 1/2009 që në 16 faqe parashtron kuadrin e plotë të rinovimit të pensioneve për vitin e ri. Për të qenë më të saktë, për gjithë vitin 2009, vlera mujore e çekut social (që u takon personave mbi 65 vjeç me të ardhura të ulëta) është fiksuar në 409,05 euro, që do të thotë 5.317,65 euro në vit.
Kriteret
Që të mund të përfitosh çekun social, përveç se duhet të kesh kaluar 65 vjeç dhe të jesh rezident në Itali, është e nevojshme që të kesh të ardhura vjetore jo më të larta se 5.317,65 euro nëse aplikuesi nuk është i martuar dhe 10.635,30 euro, nëse ai që bën kërkesën është i martuar.
Përjashtime
Nëse pensionisti nuk ka fare të ardhura personale dhe as të bashkëshortit/es, personi në fjalë merr çek social të plotë. Nëse, të ardhurat e tij, ato të bashkëshortes ose shuma e të dyjave kalojnë limitet e përcaktuara nga ligji, çeku social nuk i takon. Në rastin kur të ardhurat janë më të pakta se ato që përcaktohen nga ligji, çeku social jepet me një vlerë të reduktuar. Nga 1 janari 2009 ka hyrë në fuqi edhe një normë tjetër. Pra për të përfituar çekun social, përveç gjithë kushteve të tjera të sipërpërmendura, duhet të kesh edhe dhjetë vjet qëndrimi në Itali.
Ky lajm është publikuar: 05/02/2009