Republika Islamike po punon për bombën atomike?
Autori i Lajmit: red.
Dje, për herë të parë që nga marrja e postit të Presidentit amerikan, përfaqësuesit e pesë fuqive me të drejtë vetoje dhe Gjermania, janë mbledhur për t u konsultuar mbi programin atomik iranian. Ashtu si edhe më pare, ka paqartësi lidhur me programin atomik iranian. Ndërsa qeveria e Teheranit këmbëngul se programi u shërben vetëm qëllimeve paqësore, ka hamendësime serioze se Republika Islamike mund të punojë për bombën atomike. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) nuk ka arritur akoma të bëjë një pasqyrë të përgjithshme të gjendjes, sepse shpeshherë inspektorëve të saj u është mohuar kontrolli i pavarur në centralet iraniane. Sipas kësaj agjencie, ka ende mjaft pyetje pa përgjigje.
Djegia nukleare
Një aspekt tjetër i rëndësishëm në këtë kontekst prek numrin e centrifugave të uranit. Kur në pranverën e vitit 2006, Irani ia doli për herë të parë të përmbyllte ciklin e djegies nukleare, ai zotëronte vetëm 164 centrifuga. Aktualisht, nuk dihet numri i saktë i centrifugave të uranit. Teherani përmend shifrën 5000 gjithsej, por kjo nuk është e sigurt. Të pasigurta janë gjithashtu edhe të dhënat që parashikojnë, se kur do të ishte në gjendje Irani të zotëronte aq shumë uran të pasuruar, saqë të mund të ndërtonte edhe bombën atomike. Parashikimet në këtë pikë lëvizin nga një deri në pesë vjet. Shifrës së fundit i jep më shumë shanse, Mohamed El Baradei, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. El Baradei pritet ditën e shtunë edhe në konferencën e sigurisë në Munih. Në këtë kontekst, ia vlen të përmendet se të dyja programet në gjuhën iraniane të VOA-s dhe BBC-s, së fundi, kanë njoftuar se Teherani aktualisht ka probleme me prodhimin e të ashtuquajturit "Yelloëcake", i cili shërben si bazë për përpunimin e mëtejshëm të lëndës së uranit në përbërës djegës. Në rast se njoftimet e këtyre programeve janë të sakta, pra Irani ka vërtet probleme me pasurimin e shumëpërfolur, kjo do të thotë edhe dobësim i pozitës së Teheranit në konfliktin atomik. Është e vështirë të thuhet me saktësi se si është gjendja aktuale në Iran. Megjithatë presidenti Ahmadinexhad doli mjaft i vetësigurt në publik ditën e martë, kur startoi sateliti i parë iranian i telekomunikacionit. Në të njëjtën kohë ai bëri të qartë, pak pas bërjes publike të nismës së re të presidentit Obama për Lindjen e Mesme, se Irani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.
SHBA reagojnë për lëshimin e satelitit
Shtëpia e Bardhë tha se do të përdorë të gjithë elementët e fuqisë së saj kombëtare në politikën ndaj Iranit. Komentet bëhen pas njoftimit të Teheranit për lëshimin e satelitit të tij të parë në orbitë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, u tha dje gazetarëve se veprimet e Iranit nuk i bindin Shtetet e Bashkuara se Teherani po vepron në mënyrë të përgjegjshme për të përmirësuar stabilitetin ose sigurinë në rajon. Ai tha se eksziston një shqetësim i mprehtë rreth veprimeve të Iranit. Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, njoftoi dy ditë më parë se një satelit i prodhuar në Iran hyri në orbitë të hënën mbrëma, gjë që ai e quajti një hap drejt paqes dhe drejtësisë. Media shtetërore iraniane thotë se sateliti hyri në orbitë me anë të një rakete të prodhimit iranian. Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara e ndalon Iranin të angazhohet në aktivitete që lidhen me raketat.
Ky lajm është publikuar: 05/02/2009