Edvin Rama fyen Tiranën, si gruan e tij të gjashtë
Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u luajt komedia e radhës e Edi Ramës në kuadrin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit. Nuk ishte për t’u çuditur se mitingu i Partisë Socialiste aq shumë i trumbetuar për prezantimin e kandidatëve për kryeqytetin përfundoi në një sallë të mbyllur, por çudia e madhe ishte se ky miting u kthye në një komedi cirku me kllounë dhe arixhinj. Mungonin në skenë vetëm gomerët, por që në një këndvështrim të spektatorit të zakonshëm, mundet të zëvendësoheshin me disa gaztorë që luanin me dajre. Nuk munguan edhe këngët edhe muzika e preferuar nga homoseksualët. Duke shfletuar “Dekameronin” e Xhiovani Bokaçios, të bie ndërmend se njeri prej heronjve të tij, në kulmin e dëshpërimit organizonte festa me gaztorë e dajre saqë të gjithë mendonin se ai ishte njeriu më i lumtur. E kundërta ishte në të vërtetë, se ai ishte njeriu më i dëshpëruar. Fushata elektorale e Edvin Ramës po degjeneron për çdo ditë e më tepër duke u tkurrur në mënyrën më të pabesueshme. Qytetet kryesore të Shqipërisë po i kthejnë kurrizin një e nga një duke i lënë sheshet e zbrazura. Kështu i ndodhi në Vlorë, Durrës, Lezhë e tani në Tiranë. Në pamundësi që të mbushte të paktën ndonjë rrugë të ngushtë të këtyre qyteteve, u detyrua që të hynte në sallat e mbyllura. Retorika e mërzitshme e fjalimeve të tij, duke zgardulluar sytë sa majtas e djathtas, e ka mërzitur tejmase elektoratin e majtë. Bashkimi me Ilir Metën në një aleancë të dyshimtë dhe aspak transparente, ka bërë që edhe militantët më të thekur të PS, të zhgënjehen dhe të hedhin hije dyshimi se çfarë në të vërtetë kanë menduar dhe hartuar tinëzisht dhe pabesisht dy aligatorët e të majtës ish-komuniste. I ashtuquajturi program i Partisë Socialiste nuk është asgjë tjetër vetëm fjalë të thata pa asnjë kuptim të dukshëm, duke imituar hap pas hapi ato që në të vërtetë deri tani i ka realizuar Partia Demokratike me programin e saj të hartuar dhe të detajuar. Akoma pa u hapur kjo fushatë, Ilir Meta hapi siparin e synimeve të tij se nuk ka ndërmend që të lejojë ndonjëherë që Edi Rama të bëhet Kryeministër. Në të dyja rastet edhe të humbjes edhe të fitores Kryetari i PS do të mbetet në një pozicion të palakmueshëm dhe me gishtin në gojë. Nga ana tjetër edhe ndër aleatët e PS,çdo ditë që po kalon po shtohet kundërshtimi kundër Edi Ramës. Nuk është rastësi se edhe aleati më i besueshëm Skënder Gjinushi, publikisht me tone të ashpra ka kritikuar politikën qorre të Edvinit përballë Ilir Metës. Përveç kundërshtive dhe çarjeve brenda Partisë Socialiste, po i shtohet edhe kundërshtimi i atyre që konsiderohen aleat të PS. Është një e majtë e ndarë dhe e përçarë si asnjëherë tjetër në të gjitha këto vite pas rënies së komunizmit. Në këtë kontekst nuk shihet ndonjë shpëtim për karrierën egoiste të Edvinit. Nëse do të humbë ashtu si do të ndodhë në të vërtetë, Ilir Meta do të zërë karrigen bosh të Edvinit si Kryetar i të majtës. Në rastin e ndonjë të papriture që PS do të fitonte zgjedhjet, përsëri protagonisti kryesorë do të ishte përsëri Baba Likja që do përvetësonte karrigen e Kryeministrit. Në këtë agoni të plotë, Edi Ramës i ka sosur durimi përballë mitingjeve të fuqishëm dhe entuziaste të Sali Berishës në të katër anët e Shqipërisë. Ky është sondazhi më i besueshëm se Partia Demokratike do të korrë një fitore spektakolare përballë një opozite të dobët dhe pa vizion. Duke mohuar dhe përgenjeshtruar çdo gjë që në të vërtetë ka bërë Qeveria Berisha në dy mandate të qeverisjes së saj, në përpjekje për të mbuluar “diellin me shoshë” si i thonë fjalës, po motivon të gjithë shqiptarët që të besojnë Sali Berishën si njeriu i fjalës së mbajtur. “Një politikan mediokër”, kështu po e konsiderojnë shqiptarët në përgjithësi si demokratët ashtu edhe socialistët në ambiente të ndryshme Edi Ramën. Me “dreqin në bark” dhe me një urrejtje patologjike për kundërshtarin e tij politik, Rama në bllok po fyen një e nga një shtresa dhe rajone të ndryshme të Shqipërisë. Gafa më e madhe ishte në “Asllan Rusi”, kur Pandi Majko e prezantoi “si dhëndër që do të martohej me Tiranën Edvin Rama”. Të kishte thënë gjë tjetër në vargun pa fund të marrëzive dhe gënjeshtrave të gatuara në kuzhinën e tyre bolshevike si ishin “kujtimet e vegjëlisë”, identik me kujtimet e Enverit, njerëzit nuk do të çuditeshin se “ky stan atë bylmet ka”, por të marrë Tiranën si gruan e tij të gjashtë (pas tiranases Linda...kuptohet), kjo pa asnjë mëdyshje është një fyerje shumë e rëndë për të gjithë qytetarët e Tiranës. Nuk ka ndodhur asnjëherë në fushatat elektorale që kandidati ose kryetari i një force politike që pretendon të marrë pushtetin me votën e qytetarëve të lirë, të paraqitet “si dhëndër”. O u nxiftë ky dhëndër si qymyri! E po kush pa do të bëhet dhëndër, Edi Rama që tinëzisht dhe pabesisht i mori gruan shokut të tij, duke i lënë në njëfarë mënyre “si jetimë”, pothuajse në pragun e pleqërisë atë që deri atëherë e konsideronte si “mikun e tij”, me një vajzë që tani ishten në moshën për t’u martuar. Duke bërë një analogji se çfarë u ka ndodhur kësaj gjysmë-dyzine grash që i ka marrë Edi Rama dhe pastaj i ka ndarë dhunshëm, do të thotë se kështu do ta pësonte edhe Tirana, si e gjashta në radhën e Edi Ramës. Kjo po tregon se sëmundja e tij psiqike po i përparon dhe nuk kupton as atë që thotë dhe as atë që bën. E majta ish-komuniste në krizën e saj më të thellë duhet të gjejë rrugë, mundësi dhe alternativa të tjera në të ardhmen. Me 23 Qershorë Edi Rama do të shënojë humbjen e tij të radhës dhe Partia Socialiste pa asnjë dyshim do të largojë nga drejtimi një njeri të sëmurë nga fiqiri. Partia Demokratike e meriton edhe një mandat tjetër për shumë e shumë arsye. Është forca politike që liberalizoi vizat me Europën, Shqipëria hyri në NATO dhe po merr statusin e vendit kandidat për në BE. Po çfarë ka bërë për Shqipërinë kjo Parti Socialiste për 8 vite të qeverisjes së sajë të mbrapshtë? Asgjë me reformat për integrimin dhe rezultati ka qenë zero. Rrugë, rrugë dhe rrugë pa mbarim në të gjitha anët e Shqipërisë,mijra shkolla,spitale ujësjellësa, ndërhyrje në infrastrukturë. Shqipëria ka ndryshuar pamjen. Në kushtet e një krize globale dhe rajonale Qeveria Berisha ja doli të mbrojë ekonominë shqiptare dhe vendin nga kriza. Këto vite të mandatit të tretë qeverisës do të jenë shumë më të suksesshëm. Lokomotiva jonë është në shina të sigurta. Edi Ramës dhe lakenjve të tij vallë pse u djeg liberalizimi i vizave me Amerikën ashtu siç edhe u bë me Europën? Alarmi i madh ishte në PS, kur po bëheshin përpjekjet e Berishës për liberalizimin e vizave me Europën. Misionarët e Ramës rendën nëpër Europë, nëpër kancelaritë e saj, se “po u liberalizuan vizat, të gjithë shqiptarët do të mësyjnë Europën për të mos u kthyer më”. Por çfarë ndodhi? Ndodhi turpi i tyre. Do ta bëjmë Shqipërinë si Amerika, është thirrja e Berishës. Po çfarë u djeg langonjve të Edvinit? Se Berisha është mbajtësi i fjalës së dhënë, formimi i tij në një familje të traditës patriotike? Nga ana tjetër formimi i Edvinit dhe kulisave të tij është një formim antikombëtar e bolshevik, propagandë komuniste e bazuar në gënjeshtrën dhe mashtrimin, e mëkuar nga baballarët e tyre si kriminelë të regjimit komunist. Janë këto, jo vetëm njëqind, por njëmijë arsye që shqiptarët ta votojnë masivisht Partinë Demokratike me 23 qershor.