E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një letër për Anilën

25-05-2013 / Nga Ndrekë Gjini

Zonja Anilë!
Me 10 Maj 2013, Ju keni ribotuar ne Shqiptarja.com, një shkrimin tim me titull: “Islami bën kroniken e humbjes se garantuar te PS”. Me publikimin e këtij shkrimi te botuar ne gazetën RD te vitit 1996 ju keni shkelur ligjin.
Per ribotimin e ketij shkrimi ju duhet te kishit marre lejen e autorit apo qofte edhe te gazetes RD.
Ju, mesa une jam ne dijeni, nuk e keni bere diçka te tille. Po te ishte Shqiperia nje shtet ligjor, Ju do te perfundonit ne gjyq dhe do gjobiteshit jo pak. Masa e kasaj gjobe do te ishte e tille sa Ju nuk mund ta paguanit as me rrogen e dy vjeteve pune.
Per  te qene i sinqerte me veten, me familjen time, dhe me lexuesit, dua te deklaroj se atij shkrimi edhe sot pas 17 vjetesh, une nuk i heq asnjë presje. Por kjo nuk te jep te drejte ty dhe askujt ta ribotoje ate pa lejen përkatëse.
Une dhe personazhet qe jane përmendur ne këtë shkrim jemi human. Cdo human ne kete planet ka aftesine te zhvillohet dhe te ndryshoje. Edhe ne, pra une si autor; Sali Berisha e Kastriot Islami, qe jane permendur ne ate shkrim, apo kushdo tjeter, ne keto vite kemi evoluar, ndryshuar, e per rrejdhoje aplikuar qendrime te ndryshme per ceshtje te caktuara. Kjo eshte normale.
Fatkeqesia qendron ne faktin se Ju, A-nil-e, mund te futeni tek ato specie e rralla qe ne kete hark kohor prej 17 vjetsh nuk keni ndryshuar aspak. Botekuptimi juaj, gjuha, stili, dhe paqavuret qe flisni e shruani jane totalisht njelloj si ato te vitit 1996.
Dhe me e keqja eshte se kete orembetje te boteformimit tuaj kerkoni ta shisni si puritanizem apo ta perdorni per qellime te liga.
E pse te most a beni kete kur ne Shqiperi ka akoma kliente qe u pelqejne keto lloj gjellesh qe Ju servirni, e per me teper nuk paguani as gjoba per shkelje te ligjit?
 
Ndrek Gjini MA
Programme Coordinator
Galway Education Centre
Managing Editor
The Galway Review

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›