Edvin Rama rikthen modelin e presidiumit, kërkon të fusë në kuti edhe mediat

Keqpërdorimi dhe sulmet ndaj gazetarëve, reagon Partia Demokratike Partia Demokratike dënon sulmet e kryesocialistit Edvin Rama ndaj medias dhe gazetarëve në tërësi, sulme, zanafilla e të cilave vjen si pasojë e qëndrimit kritik të tyre ndaj bojkotit të parlamentit dhe mungesës së alternativave politike nga ana e opozitës. Zëdhënësja e partisë më të madhe në vend, u shpreh se Edvini është një armik i fjalës së lirë dhe këtë e ka treguar në qëndrimet e tij cinike, duke dhunuar përfaqësuesit e medias dhe të drejtën e tyre për informim. “Ditët e fundit Edvin Kristaq Rama apo piktori që mburret se po nxin imazhin e vendit, në një akt të pashembullt në historinë e pluralizmit na shfaqi modelin e shtypit të presidiumit. Kështu Edi Rama realizoi këto ditë një atentat të vërtetë ndaj lirisë së shtypit.Përfaqësuesit e mediave që i kontrollon 24 orë në 24 i detyroi të zënë vend në presidium pranë tij në vend të eksponentëve të Partisë Socialiste apo aleatëve të tij, ndërsa mediat e tjera, në trajtimin e tij cinik i la në plate duke iu dhënë përgjigje me ngërdheshje të denja vetëm për armiqtë e fjalës së lirë”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.Sipas saj, Partia Demokratike, themeluese e lirisë së mediave në Shqipëri dënon këtë qëndrim të pashembullt të Edi Ramës të diskriminimit ekstrem të mediave. Ajo vuri në dukje se mediat duhet të tregojnë sens përgjegjshmërie, për të mos pranuar “kutizimin”, që po synon tu faturojë kryesocialisti. “PD gjithashtu u bën thirrje mediave të lira të mos pranojnë “kutizmin”, për interesa të ngushta të një njeriu që mburret se po lyen me bojë të zezë imazhin e vendit të tij. Fjala e lirë, media e lirë merr fund në qoftë se pranon të mbyllet në sëndukët apo kutitë e Edvin Kristaq Ramës dhe pasardhësve të tjerë të bllokut”, deklaroi më tej, zëdhënësja e Partisë Demokratike....