E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edvin Rama të kthejë sytë nga kryeqyteti”

Prefekti Keltis Kruja, apelon Neglizhenca dhe anashkalimi i probleme kryesore të kryeqytetit shqiptar, Tirana, nga kryebashkiaku Edi Rama, janë bërë objekt kritikash nga Prefekti Keltis Kruja. Gjatë një vizite pritëse me rastin e 90 vjetorit të shpalljes Tiranës kryeqytet, të anëtarëve të kryesisë së Shoqatës “Tirana”, Prefekti falënderoi këtë shoqatë për punën e deritanishme në drejtim të promovimit të vlerave të qytetit të Tiranes, si dhe i garantoi ata se do të jetë mbështetësi i tyre për çdo nisem të Shoqatës “Tirana”. Anëtarët e Kryesisë së shoqatës uruan Prefektin Keltis Kruja për detyrën, por edhe si një përfaqësues i brezit të ri të qytetarëve të Tiranës dhe shprehën bindjen që kontributi i tij do të jetë i çmuar në zhvillimin e kryeqytetit. Prefekti Kruja, nuk la pa përmendur shqetësimin, për indiferencën totale dhe neglizhencën e pakuptimtë që bashkia e Tiranës tregon pikërisht ndaj promovimit të këtyre vlerave të vërteta të Tiranës. “Ndaj dhe sot nga ky panel, pa dashur të prish atmosferën e kësaj dite historike, gjej rastin t’i drejtohem drejtuesve të bashkisë të kthejnë sytë nga qyteti i Tiranës, të hapin kutitë e historisë së këtij qyteti, sepse aty në fakt do të gjejnë të vërteta që vërtetë ia vlejnë, të vërteta që janë një thesar i paçmuar etnografik kulturor intelektual e patriotik, të vërteta që janë një thesar i paçmuar njerëzor”-, u shpreh Prefekti Kruja....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›