E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Po vijnë të papriturat e politikës së majtë, duhet mbyllur era “Rama””

Deklaron ish kryeministri dhe lideri historik i socialistëve, Fatos NanoNë pjesën e dytë të intervistës së tij për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kryetari historik i socialistëve ndalet në 20 vitet e fundit të politikës. Duke u ndalur tek zgjedhja e Bashkim Finos si kryeministër, largim i tij nga burgu më 13 mars 1997, apo dijenia e tij për atentatin ndaj Azem Hajdarit, Nano zbulon se lajmin e ka marrë nga Ben Blushi, në atë kohë zëdhënësi i tij. “Isha në dijeni të kërcënimeve dhe kishim përgatitur një plan masash të SHIK-ut dhe të policisë të cilat ruanin Azemin. Kishte mjaft kërcënime dhe pandehma që agjencitë e ligjit ishin të detyruara t’i ndiqnin. Ishin akoma më seriozë se kishte ndodhur një incident me plagosjen e Azemit në Parlament dhe unë besoj që nuk mund të bëja ndonjë veprim më shumë”, thotë ai.Duke u ndalur tek gjendja në Partinë Socialiste dhe axhenda e tij e afërt politike, ai përmend të papriturat e reja, të cilat duhet të mbyllin erën “Rama”. “është mbyllur e gjithë godina e PS-së. është bërë hermetike struktura e komunikimit të partisë apo të udhëheqjes me militantët apo anëtarët. është absolutisht e nevojshme që të rihapet Partia Socialiste që të fryjnë të gjitha erërat e politikës së majtë bashkëkohëse, aksion që s’mund të kryhet më me erën ‘Rama’”, shprehet ndër të tjera në intervistën e tij të gjatë, lideri historik i socialistëve, Fatos Nano....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›