E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po mbyllim procesin e hartimit të përgjigjeve për Komisionin Evropian

Pyetësori për statusin e kandidatit në BEKërkesa e Shqipërisë u mor në shqyrtim menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Në mbledhjen e datës 16 nëntor 2009, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi që të merrte në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim dhe i kërkoi Komisionit Evropian që të paraqiste Opinionin (Avis) për Shqipërinë. Në këtë Opinion, Komisioni Evropian do të paraqesë vlerësimin e tij mbi përmbushjen nga Shqipëria të Kritereve të Kopenhagenit. Opinioni i Komisioni pritet te jepet brenda 2010-s. Periudha përgatitore për Pyetësorin e Komisionit Evropian (Faza I)/Ministria e Integrimit i filloi përgatitjet për koordinimin e procesit të hartimit të përgjigjeve të Pyetësorit në një kohë kur shumë vetë mendonin se dita e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim ishte ende e largët. Organizoi ne Maj 2008 një Tryezë të Rrumbullakët me temë “Forcimi i koordinimit ndërinstitucional, faktor kryesor suksesi për integrimin e Shqipërisë në BE” me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive të linjës. Në këtë takim u prezantua dokumenti “Vizion strategjik për Aplikimin e Shqipërisë për Statusin e Vendit Kandidat në BE”, si dhe u përshkrua Pyetësori i Komisionit Evropian dhe u theksuan masat parapërgatitore që duhen ndërmarrë për ta plotësuar atë. Në Korrik 2008, drejtues të Ministrisë së Integrimit vizituan Kroacinë për t’u informuar mbi eksperiencën kroate mbi aplikimin për statusin e vendit kandidat dhe veçanërisht mbi plotësimin e përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Evropian. Në Nëntor 2008, u organizua një takim i dytë me Sekretarët e Përgjithshëm për parapërgatitjen për Pyetësorin e Komisionit Evropian. Në këtë takim u prezantua përvoja kroate lidhur me plotësimin e Pyetësorit, u diskutuan çështje të koordinimit dhe organizimit të këtij procesi;institucioneve iu shpërndanë pyetjet përkatëse nga Pyetësori i Kroacisë, dhe u vendos që secili institucion t’iu përgjigjet 5 pyetjeve të zgjedhura rastësisht. Në Dhjetor 2008, Ministria e Integrimit kreu vlerësimin e përgjigjeve duke evidentuar problemet në hartimin e përgjigjeve. Në Prill 2009, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nxori Urdhrin nr. 46 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e strukturave të bashkërendimit ndërministror, për realizmin e angazhimeve të ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”. Gjatë vitit 2009, Ministria e Integrimit punoi në mënyrë sistematike për forcimin e kapaciteteve të saja administrative dhe të njohurive për koordinimin e procesit të hartimit të përgjigjeve të Pyetësorit.Periudha përgatitore për Pyetësorin e Komisionit Evropian (Faza II)/Faza e dytë e përgatitjeve për Pyetësorin e Komisionit Evropian përfshin një numër aktivitetesh. Krijimin e bazës ligjore për procesin e plotësimit të Pyetësorit të Komisionit EvropianUrdhri i Kryeministrit Nr. 183, datë 11.12 2009, - Për ngritjen e GNP-ve Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1193, datë 3.12.2009 - Për procedurat e përkthimit Përgatitja e dokumenteve strategjike - Planin e veprimit në të cilin përcaktoheshin përgjegjësitë dhe afatet për kryerjen e aktiviteteve të parashikuara. Metodologjia e procesit dhe hartimit të përgjigjeve. - Struktura organizative dhe pjesëmarrësit - Këshilli i Ministrave; Komiteti Ndërministror për Integrimin Evropian (KNIE), i drejtuar nga Kryeministri; Komiteti i Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Evropian (KKNIE), i drejtuar nga Ministri i Integrimit me anëtarë Zv Ministrat/Sek Përgjithshëm, koordinatore te kapitujve; Ministria e Integrimit; Grupet ndërinstitucionale të punës (GNP); Grupet e punës të ministrive/ institucioneve; Ekipet e punës. Ministria e Integrimit ngriti Sekretariatin Evropian si një njësi koordinues nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Integrimit. Sekretariati u organizua me stafin ekzistues pasi kërkesa për një shtesë në personel u refuzua. Ministria e Integrimit identifikoi ministritë/ institucionet udhëheqëse për çdo kapitull të Pyetësorit (një ministri/institucion për kapitull) dhe u kërkua përcaktimi i kordinatore.Buxhetimi - Të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera  u udhëzuan të parashikonin kostot e mundshme të procesit në mënyrë që të paraqisnin në kohë kërkesën për shtesa në buxhetin e tyre. U përllogarit kosto e procesit të përkthimit dhe siguroi në bashkëpunim me Ministrinë e Financave fondin e nevojshëm.Trajnimi i specialistëve të Ministrisë së Integrimit dhe ministrive të linjës/institucioneve të tjera të përfshira në proces - Trajnimi i nëpunësve civilë të Ministrisë së Integrimit filloi që në vitin 2008 si pjesë e programit të asistencës teknike të ofruar nga qeveria spanjolle. Në vijim të përgatitjeve për Pyetësorin e Komisionit Evropian, Ministria e Integrimit identifikoi ministritë dhe institucionet kryesore që do të merrnin pjesë në proces dhe nëpunësit civilë që do të përfshiheshin në hartimin dhe kontrollin e cilësisë së përgjigjeve.Ministria e Integrimit krijoi një databazë të veçantë mbi asistencën teknike që po u jepej ministrive/ institucione të tjera nga programet e asistencës teknike të Bashkimit Evropian ose institucione të tjera ndërkombëtare si Banka Botërore, UNDP, etj. Ministria e Integrimit në bashkëpunim me projektin SMEI II, organizoi trajnimin e 435 nëpunësve civilë. Në këto trajnime morën pjesë 26 ekspertë të huaj. Ministria e Integrimit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit organizoi trajnimin e 365 nëpunësve civilë në përdorimin e portalit të administrimit elektronik të procesit dhe të përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Evropian. Përkthimi dhe përgatitja e bazës metodike dhe terminologjike për procesin e përkthimit të përgjigjeve dhe shtojcave me akte ligjore dhe nënligjore - U përzgjodhën 67 përkthyes që do të merrnin përsipër përkthimin e përgjigjeve dhe shtojcave. U përgatit dhe u botua Glosari i institucioneve dhe politikave të Bashkimit Evropian. U përgatit dhe u botua Glosari i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. U përgatit dhe iu shpërnda të gjithë të interesuarve Manuali i përkthimit të legjislacionit. Në këtë manual përcaktohej teknikat e përkthimit të akteve ligjore shqiptare në gjuhën angleze.Zhvillimi i njohurive mbi Pyetësorin dhe procesin e hartimit të përgjigjeve - Të gjitha ministrive dhe disa prej institucioneve kryesore iu shpërnda Pyetësori i Komisionit Evropian për Malin e Zi.Të gjitha ministrive dhe disa prej institucioneve qendrore iu shpërnda një metodologji e shkurtër në lidhje me studimin e Pyetësorit të Malit të Zi.Të gjitha institucioneve iu shpërndanë pyetjet dhe përgjigjet e Republikës së Maqedonisë dhe pyetjet e Pyetësorit të Republikës së Kroacisë.Portali i administrimit elektronik të procesit dhe përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Evropian - Ministria e Integrimit në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit ideoi ngritjen e portalit të administrimit elektronik të procesit dhe përgjigjeve. Portali i cili shfrytëzon rrjetin ekzistues të e-kabinetit siguron menaxhimin më të mirë të procesit si dhe përpunimin dhe kontrollin e përgjigjeve.Si përmbledhje mund të themi se; Janë mbi 60 institucione të përfshira në proces. Kuptohet edhe mbi 60 grupe pune të institucionit; Janë të përfshirë mbi 1200 nëpunës civilë duke filluar nga ekipet e punës e deri tek Komiteti i Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Evropian. Shumë nëpunës të tjerë civilë janë përfshirë në proces jashtë “strukturës” ose për grumbullim informacioni, organizim, ndihmë teknike për portalin, etj.Aktiviteti për hartimin e përgjigjeve - Grupet Ndërinstitucionale të punës kanë zhvilluar më shumë se 150 takime në të cilat është kryer ndarja e përgjegjësisë për hartimin e përgjigjeve, janë dhënë udhëzime mbi mënyrën e kuptimit të pyetjeve si dhe është kontrolluar cilësia e përgjigjeve.Komiteti i Koordinimit Ndërinstitucional për Integrimin Evropian ka zhvilluar 16 mbledhje. Mund të themi se aktiviteti i KKNI ka kaluar në tre faza: Organizimi i procesit, d.m.th. dhënia e udhëzimeve mbi aktivitetin e grupeve ndërinstitucionale të punës dhe grupeve të punës të institucioneve (mbledhjet 1-7); Ndihma në koordinimin mes institucioneve për hartimin e përgjigjeve ku kërkohej koordinimi i shumë institucioneve (mbledhjet 8-9); Kontrolli i cilësisë së përgjigjeve (mbledhjet 10-15).Komiteti Ndërministror për Integrimin Evropian (KNI) do të fillojë javën e ardhshme që të shqyrtojë cilësinë e çdo kapitulli të veçantë.Rezultatet e punës për hartimin e përgjigjeve/Në përgjithësi ministritë dhe institucionet e tjera kanë respektuar kalendarin e përfundimit të përgjigjeve ose rishikimit të tyre, duke treguar bashkëpunim dhe mirëkuptim gjatë zgjidhjes së detyrave të caktuara.Deri më tani ka përfunduar hartimi dhe rishikimi i përgjigjeve në nivelin e grupit ndërinstitucional të punës për 2265 pyetje nga 2280 pyetje që ka gjithsej Pyetësori, ose mbi 99% e përgjigjeve.Përgjigjet në proces hartimi ndahen në 3 kategori: Përgjigje “vizionare” sepse kërkojnë informacion mbi pikësynimet afatgjata të qeverisë shqiptare. Këto përgjigje kërkojnë hartimin e një ministrategjie. P.sh. pyetje mbi perspektivën dhe mënyrën e liberalizimit të mëtejshëm të tregjeve financiare në Shqipëri; Përgjigje ku përmbahet informacion statistikor dhe të cilat janë duke u përditësuar me të dhënat e vitit 2009; Përgjigje që duhen përditësuar me zhvillimet legjislative këtu në Kuvendin e Shqipërisë. Ministria e Integrimit parashikon që edhe këto përgjigje do të përfundojnë së hartuari dhe rishikuari nga grupet ndërinstitucionale të punës brenda javës në vazhdim.KKNIE ka shqyrtuar gjithsej përgjigjet e 18 kapitujve të Pyetësorit të Komisionit Evropian.Përkthimi i përgjigjeve dhe shtojcave - Përkthimi i përgjigjeve dhe shtojcave me akte ligjore është duke u përshpejtuar në takt me dorëzimin e kapitujve të përfunduar dhe të shtojcave me akte ligjore.Ka përfunduar përkthimi i kapitujve të mëposhtëm: Kapitulli 2- Lëvizja e lirë e punëtoreve (Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta); Kapitulli 5- Prokurimi Publik (Agjencia e Prokurimit Publik); Kapitulli 12- Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe shëndetit të bimëve (Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit); Kapitulli 13- Peshkimi (Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave); Kapitulli 16- Tatimet (Ministria e Financave); Kapitulli 17- Politikat monetare (Banka e Shqipërisë); Kapitulli 27- Mjedisi; Kapitulli 32- Kontrolli Financiar; Dhe janë ne proces Kapitujt 5,6,15,20,28,30. Ndërkohë qe është respektuar kalendari i dorëzimit të përgjigjeve, faza e parë dt 17 Janar. Ministria e Integrimit dhe strukturat e tjera nder-institucionale janë angazhuar seriozisht për respektimin e afatit të deklaruar nga qeveria shqiptare për dorëzimin e përgjigjeve të Pyetësorit ne fund te muajit Mars. Duke iu referuar te gjitha hapave te ndërmarra sa me lart nuk ka asnjë arsye për të dyshuar ne cilësinë e përgjigjeve te pyetjeve te pyetësorit qe do te dorëzohen nga qeveria shqiptare. Paralelisht me plotësimin e Pyetësorit te Komisionit Evropian dhe koordinimi i punës se institucioneve shqiptare ne zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga MSA këtë vit Ministria e Integrimit ka si prioritet dhe përgatitjen për ngritjen e strukturës negociatore e cila dhe te jete përgjegjëse për negocimin e kapitujve te acquis me BE-ne për anëtarësimin e vendit. Ministria e Integrimit ka parashikuar ne planin e punës grumbullimin e informacionit dhe eksperiencës se nevojshme për te ngritur këtë strukture te re e cila do te ekzistoje deri ne anëtarësimin e vendit ne BE. Me mbështetjen e asistencës teknike ne MIE po hartohet një Policy Paper I cili do te përmbaje hapat e nevojshme qe duhen ndërmarrë ne krijimin e strukturës negociatiore dhe rolin e kësaj strukture. Ndërkohë qe Ministria e Integrimit ka konsultime te përjavshme me ekipin negociator te Kroacisë për të marrë nga ata eksperiencën e nevojshme për te përballuar fazat e mëvonshme te procesit. Fjala e mbajtur nga ministrja e Integrimit gjatë interpelancës, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Shqipërisë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›