E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini, akuze te rende vetes se tij! Nga Prof. Dr. Sali Berisha

Dje, Edvin Rama, i tmerruar nga disfata qe lexon dhe nga braktisja qe ndjen ne cdo takim nga qytetaret, me beri dje thirrje nga autobusi i tij qe: Une te punoj gjysh full-time! (me kohe te plote).

Me kete rast me duhet ti them Edvinit se i ka bere nje akuze te rende vetes se tij! Kjo, sepse nje njeri normal qe vlereson familjen dhe vlerat e saj nuk mund te jete kurrsesi bir, vella, bashkeshort, baba apo gjysh part-time pra ne gjuhen Shqipe me “gjysme kohe apo pergjysme”.

Ky modeli i fundit vlen vetem per shume pak njerez qe nuk kane lidhje me vlerat familjare por ndjehet “cerek apo gjysme kohe te lidhura me to”!!!

Per sa me perket mua, gjithnje besoj se kam lindur i bekuar! Fale Zotit dhe prinderve te mi, kam gezuar nje femijeri “kohe plote” dhe jo ne bunker, nje rini “kohe plote” me vite te sunduara nga perkushtimi, pasioni dhe studimi qe me frymezojne deri sot dhe jo nje rini “pa rini”, te skllaveruar nga Blloku Hoxhist dhe kompleksi i “Edipit” i formes se pasherueshme!

Kam pasur vertete fat ne jet! U bera nje mjek kardiolog i dhembshem dhe i apasionuar dhe jo nje “deshtak ne profesion”.

Une ndjehem i lumtur si nje burre “kohe plote” gjate jetes sime dhe “jo cerek apo gjysme burre si c’jeni faktuar dhe keni pohuar ju veten tuaj”!

Familja jone ka dy femije per te cilet kam qene gjithe jeten e tyre baba “me kohe te plote”; kam bere gjithcka per edukimin e tyre!

Ata ne asnje rast nuk kane ndjere braktisjen time dhe me se fundi “me te emblit mbi toke”: femijet e femijeve te mi!

Vetem nje imagjinate e coroditur ose nje mendje nga autobusi yt mavi dhe arkivi kompleks qe te ndjek, mund te me perfytyroje mua gjysh me kohe te pjesshme, te engjejve te familjes sone, pasi, me ata dhe per ta, se bashku me Lilin jemi gjysher me kohe te sterplote!

Nuk po ndalem ne rolin dhe vendin qe ata kane ne familjen tone. Por duhet vetem te theksoj se pas angazhimit ne politike se bashku me femijet e mi, niperit e mi, moshataret e tyre dhe mbare qytetaret Shqiptare kane qene frymezimi i jetes sime e per te ndertuar endrren e “Lirise” ne kete vend!

Ndersa tani mbesat dhe niperit e mi jane gjashte “gurra te pashtershme frymezimi” qe me shumefishojne forcat, energjite per te punuar me pasionin dhe perkushtimin me te madh, qe ata dhe bashkemoshataret e tyre para se gjithash edhe prinderit, vellezerit e motrat e tyre me te rritur, te kene te ardhmen qe meritojne!

Duke perfunduar, uroj qe Zoti te te ndricoje mendjen, qe ti te kuptosh se sa i forte eshte frymezimi i femijeve te femijeve per njeriun!

Pergjigjja e Kryeministrit dhe kryetar i Partise Demokratike, ndaj Edi Rames

Deklarata e Rames pardje ne Devoll qe solli reagimin e Berishes

“Me e bukura ishte, me siguri qe edhe ju sot do keni marre mesazhe ne telefon nga Saliu. U ka nisur mesazhin gjithe andej dhe thote me jepni sugjerime, me nisi edhe mua imagjinojeni. Une ja bera sugjerimin, i thashe “Sali shko tani bej punen e gjyshit full time se edhe rruget u lodhen me ty”. Eshte koha qe Saliu ta heqe antiplumbin, ta shperndaje edhe ate ceten e 200 rojeve, te shkoje tek femijet e femijeve dhe ta beje gjyshin per kete pjese qe i ka mbetur se Shqiperise nuk i duhet nje gjysh me antiplumb, i duhet nje Rilindje, i duhet Skuadra Kombetare e PS”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›