Berisha: Ne autobusin mavi nje bande, pa lidhje me rilindesit Rozeta Rapushi
Kryeministri, Sali Berisha, akuzoi dje nga Kucova, se kreu socialist Edi Rama ne autobusin e tij mavi ka nje bande qe nuk ka lidhje fare me rilindesit ashtu sic i krahason ai. Ne mitingun festiv te prezantimit te kandidateve per deputete te Partise Demokratike ne Qarkun e Beratit, Berisha tha se Rama me termin “Rilindje” nenkupton rilindjen e bllokut Hoxhist. “Ke ngritur ne autobusin mavi, nje bande dhe e krahason ate me rilindesit. Nga Kucova, i kerkoj zotit Rama, mos i fyej qytetaret shqiptaret, mos i fyej qytetaret e Beratit, Kucoves, Vlores, Gjirokastres, Korces, Elbasanit, Tiranes, Shkodres, te Lushnjes, Fierit, Kukesit, Peshkopise, Kosoves, Tetoves, Ulqinit, Malit Zi, diaspores kudo qe jane, sepse ke ngritur ne autobusin mavi, nje bande dhe e krahason ate me rilindesit, shenjtoret e mendimit tone kombetar. Kedo ti paraqesesh ti qytetareve te Beratit? Fidelin per Babe Dude Karbunaren. Mos i lendo shqiptaret”, - kritikoi kryeministri. Sipas tij, Rama e ben kete krahasim per shkak te trashegimise se tij. “Eterit tuaj e urrenin “Rilindjen”. Eshte e fresket ne memorien tone kur moren revolucionin kunder rilindesve tane, ndersa ti i krahason me Fidel Yllin, Tom Doshin, Koco Kokedhimen, Arben Ndoken i sapo dale nga burgjet. Thirrja ime, zoteria me rilindje nenkupton rilindjen e bllokut Hoxhist, rilindjen e eterve te tij, por ajo eshte nje e shkuar qe nuk kthehet me. 23 qershori do jete Vaterlo e tyre. Ju ftoj te shkojme shumice dhe fitimtare ne zgjedhjet e 23 qershorit”, - nenvizoi kreu i qeverise. Berisha tha se kerkon votat ne kete qark, duke ju dhene fjalen se ne 4 vitet qe vijne do te beje gjithcka per te ndertuar ne Kucove, infrastrukturen me moderne. Ai ritheksoi premtimin per liberalizimin e vizave me SHBA, duke shtuar se miqte e Shqiperise atje po punojne qe vendi te ece para ne kete proces. “Se bashku, me perpjekje te medha, ne firmosem me BE-ne kontraten historike te MSA. Me punen tone, ne ja dolem te levizim te lire, ndaj te vazhdojme para per statusin e kandidatit, hapjen e negociatave. Te vazhdojme perpara ne perpjekjen tone fisnike, per te liberalizuar vizat me vendin e madh te lirise, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne kete vend, ne kemi miqte me te medhenj qe na duan, na respektojne dhe punojne per ne, qe ne te levizim te lire ne vendin e tyre”, - nenvizoi kreu i qeverise. Kryeministri siguroi ne Kucove se ne kater vitet e ardhshme do te cliroje bizneset nga cdo takse per makineri, do tu kompensoje TVSH-ne e te gjitha makinerive si dhe premtoi se do te shkoje ne 900 numri i turisteve qe do te vizitojne kete qark.
Berisha tek Ura Vajgurore flet per “rrenjet” e Rames
Gjate nje bashkebisedimi me banore te Ures Vajgurore, kryeministri duke ju pergjigjur kerkesave te tyre, u premtoi se do te ndertoje edhe rrugen afer fshatit te Edi Rames. “Patjeter. Aty afer kemi edhe fshatin e Edi Rames. Nuk i del zot. Shkon ne Tropoje dhe u thote se jam nga Gegyseni, shkon ne Mirdite u thote jam nga Proseku, nuk e kam degjuar kurre te thote nga Mbreshtani, kur rrenjet i ka nga Mbreshtani”, - tha Berisha duke ju pergjigjur kerkeses se banoreve per rrugen.
Berisha tek Ura Vajgurore flet per “rrenjet” e Rames
Gjate nje bashkebisedimi me banore te Ures Vajgurore, kryeministri duke ju pergjigjur kerkesave te tyre, u premtoi se do te ndertoje edhe rrugen afer fshatit te Edi Rames. “Patjeter. Aty afer kemi edhe fshatin e Edi Rames. Nuk i del zot. Shkon ne Tropoje dhe u thote se jam nga Gegyseni, shkon ne Mirdite u thote jam nga Proseku, nuk e kam degjuar kurre te thote nga Mbreshtani, kur rrenjet i ka nga Mbreshtani”, - tha Berisha duke ju pergjigjur kerkeses se banoreve per rrugen.