E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet energjisë, do mbulohen 80 milionë euro që vijnë nga humbjetNga TemaÇmimet e energjisë do të rriten, për shkak se ato nuk justifikojnë koston e energjisë dhe për këtë shkak kompania e shpërndarjes së energjisë ka kërkuar rritje të çmimit, siç k

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Çmimet energjisë, do mbulohen 80 milionë euro që vijnë nga humbjetNga Tema

Çmimet e energjisë do të rriten, për shkak se ato nuk justifikojnë koston e energjisë dhe për këtë shkak kompania e shpërndarjes së energjisë ka kërkuar rritje të çmimit, siç ka bërë edhe kompania e prodhimit të energjisë, KESH. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë bëjnë me dije se korporata shqiptare e energjisë dhe kompania e shpërndarjes së energjisë humbasin më shumë se 40% të gjithë totalit të energjisë që hedhin rrjet. Vetëm 60% e sasisë së energjisë që hidhet në rrjet arrin të arkëtohet. Kjo është arsyeja themelore, pse kostoja e një njësie energji është e madhe dhe është kjo arsyeja, pse çmimet e energjisë rriten nga viti në vit. Gjatë këtij viti prodhimi vendas i energjisë ka qenë i mirë dhe importet kanë qenë të ulëta dhe madje shumë më të ulëta sesa dy vjet më parë. Energjia nga importi ka një kosto të paktën dy herë më të lartë sesa ajo që prodhohet në vend. Çmimet mesatare të energjisë që importohet janë rreth 80 euro për megavat, në disa raste edhe pak më të ulëta. Çmimet e importit kanë arritur këtë nivel që në janar të vitit 2006, kur centralet atomikë të Bullgarisë në Kosllodui u mbyllën dhe oferta e energjisë në treg ra në mënyrë të ndjeshme. Energjia që prodhohet në vend, duke qenë se është e prodhuar nga hidrocentralet, ka kosto të vogël. Vendi konsumon në vit rreth 7 miliardë kilovatorë energji elektrike, nga e cila faturohen vetëm rreth 4,2 miliardë kilovatorë. Konsumatorët, pavarësisht se e përdorin sasinë prej rreth 3 miliardë kilovatorësh, janë të detyruar që ta paguajnë atë në njëfarë mënyre duke qenë se kostoja e një kilovatori energji merr parasysh sasinë e energjisë që hidhet në rrjet. Nuk ka asnjë rrjet të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë në botë që të mos ketë humbje, por këto humbje kanë për kufi maksimal nivelin 15% dhe nuk mund të tolerohen humbje mbi këtë kufi. Kështu, konsumatorët në Shqipëri paguajnë rreth 25% të sasisë së energjisë që hidhet në rrjet krejt për shkak të sistemit. Në vlerë monetare kjo i kalon 50 milionë eurot. Me çmimet e reja të energjisë që do të aplikojë OSSH në janar do të vuajnë më shumë të varfrit, ndërkohë që qeveria nuk ka menduar deri më tani asgjë për t’i kompensuar ata.

Që nga viti 2003 të varfrit dhe personat me aftësi të kufizuara duhet të subvencionoheshin për energjinë elektrike, por, sipas vetë qeverisë, zbatimi ka qenë i vështirë dhe i ngadaltë. Sipas të dhënave zyrtare, subvencioni ka nisur të shpërndahet në fillim të vitit 2006, por nga rreth 191 500 familje të evidentuara vetëm 37 mijë prej tyre kanë përfituar. Për vitin 2009 qeveria ka parashikuar që këtë kompensim për energjinë ta përfitojnë 54 mijë familje, por këto përfaqësojnë vetëm 28% të familjeve që duhet të subvencionoheshin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›