Edvini jep sinjale që është ende gjallë, megjithë fishekët e lëshuar nga Malaj e Blushi
Edvini është përpjekur sot të japë mesazhe se ëshët ende gjallë, se ende s’është larguar e se pret ndonjë mrekulli nga Kolegji Zgjedhor apo çfarëdo instance tjetër në mënyrë që të vijojë të mbetet në krye të Partisë Socialiste. Në një konferencë të turpshme për shtyp, ai ka konfirmuar sot se do të vijojë politikën e pengmarrjes së shtetit, në rast se ai nuk ndihmohet të mbetet në krye të Partisë Socialiste. “Zgjedhjet nuk kanë mbaruar dhe rezultati, jo vetëm nuk është ai që deklaroi zyrtarisht Partia Demokratike kur i dha arbitrarisht Sali Berishës, me ndihmën e KQZ-së së militarizuar për llogari të Sali Berishës, 71 deputetë, duke ngrënë ditën për diell mandatin tonë të nëntë në Fier, po nuk është as ky që deklarohet sot. Sepse ende nuk janë hapur kutitë e Beratit, ku ne kemi të gjitha arsyet e faktet për të pretenduar mandatin e pestë, dhe nuk janë hapur as kutitë e Tiranës e të Shkodrës, ku shqiptarët e shqiptaret duhet të shohin me sytë e tyre batërdinë që është bërë në numërimin e votave, për llogari të Sali Berishës, tha Edvini. Me katër ushtarë në KQZ që e kanë shitur shpirtin tek Saliu, apo largqoftë me gjyqtarë që do të sillen njësoj si ushtarët e Saliut, as nuk merret e as nuk mbahet dot pushteti i popullit. E siguroj Sali Berishën se në qoftë se nuk do të lejojë hapjen e kutive të Beratit, Shkodrës e Tiranës, do të zgjedhë rrugën më të shkurtër për të ndenjur mbi karrige, po absolutisht më të gjatën për ta mbajtur karrigen në këmbë. Sali Berisha duhet ta harrojë çdo bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste nesër, në qoftë se sot do të qëndrojë në atë karrige me mandate të grabitura përmes uzurpimit të KQZ-së apo trysnisë ilegale mbi Kolegjin Zgjedhor, paralajmëroi Edvini rolin e vet destruktiv (sa të mundet), në të ardhmen. Partia Socialiste do të jetë një pengesë e pakapërcyeshme për të dhe për nusen e tij të re që i pruri në prikë 83 mijë vota të majta duke krijuar mundësinë për koalicionin më të turpshëm në historinë e këtij vendi. Të cilit ne do t’i përgjigjemi me vendosmërinë e njerëzve të grabitur në një të drejtë, që mund të vonojë, por të jenë të gjithë të sigurt se nuk do të harrojë, e do të vendoset shumë më shpejt se ç’mund ta përfytyrojë gabimisht Sali Berisha, Ilir Meta dhe e gjithë shoqëria e re e politikës së vjetër”. Duke ju përgjigjur debatit të hapur për largimin e tij nga detyra, Edvini i ka injoruar deklaratat, duke përsëritur se s’ka ndërmend të ngutet për t’u larguar. “Unë jam Kryetar i Partisë Socialiste, e cila nga zgjedhjet e 28 qershorit doli forca më e madhe në vend. Unë i kam të qarta detyrimet dhe radhët e punës time. Sot detyrimi dhe radha e punës kërkon që unë dhe Partia Socialiste të jemi në këtë pozicion, qartësisht të vendosur dhe të hapur përpara publikut, për të mos lejuar që ajo që ndodhi në 28 qershor, të përfundojë me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjësimin e një të drejte që ne na i jep Ligji Zgjedhor. Të tjerët mund të nguten, por mua kjo nuk më lejohet”, përfundoi ai daljen e turpshme mediatike të ditës së sotme.
PD: Edvini nuk e maskon dot dështimin, me kërcënime ndaj institucioneve shtetërore apo bashkëpunëtorëve të tij
“Sot Edi Rama, sërish për të maskuar humbjen, lëshoi kërcënimet e radhës ndaj institucioneve shtetërore të vlerësimit të rezultatit të zgjedhjeve por akoma më keq edhe ndaj komisionerëve të tij të cilët kanë firmosur cdo tabelë dhe rezultat në Berat, Shkodër, Tiranë dhe në të gjithë qarqet e tjera të vendit. Pas anatemimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të zgjedhur me konsensusin e të gjitha palëve, presionit dhe paragjykimit të Kolegjit Zgjedhor, ai bëri të ditur se nuk ka ndërmënd të njohë rezultatin e zgjedhjeve e as të pranojë humbjen. Madje Z.Rama, i cili dukej thellësisht i rrënuar psikollogjikisht deklaroi se do ti padisë komisionerët e tij socialist. PD i thotë Z.Rama, se kërcënimet mallkimet dhe trillimet janë të pafuqishme për të ndryshuar rëzultatin e zgjedhjeve. Je ti ai që mori mandatin e Fierit me vota dhe kuti të pavlefshme. Kutitë e Beratit, Shkodrës apo Tiranës nuk janë si kutitë e Fierit z.Rama. Ato janë të numëruara, të certifikuara dhe të shpallura tashmë. E vërteta është se në harkun kohor të dy viteve, Ti, Partia dhe koalicioni që drejtove doli dy herë humbës. Përsa i përket bashkëpunimit me Partinë Socialiste në të ardhmëen, Partia Demokratike mbetet e hapur. Qëndrimi i Kryeministrit Berisha ka qënë dhe mbetet I hapur, natyrisht problematika jote personale nuk është axhendë e Kryeministrit. Bashkëpunimi ndërmjet forcave politike është një trazhgimi e cmuar dhe një investim që nuk mund të nëpërkëmbet nga askush, ku edhe vetë z.Rama ka aksionet e tij. Ky është një proces që diktohet nga interesat e vendit dhe jo nga dëshirat, inatet individuale apo rezultatet dëshpëruese të zgjedhjeve”.
...