Fjala e Edlirës dhe e Benit, në vesh të Perëndisë!
Edvini është kontestuesi i zgjedhjeve, qysh para fushatës zgjedhore. Mos kishte parandjenjën e dështimit? Duke qenë paranojak, a mos ia shtonte skizofreninë veprimi i parardhësit të tij, Fatos Nanos, i cili, pas 3 korrikut të veitit 2005 kishte dhënë dorëheqjen, por veçanërisht ai neni i statutit të PS-së që kryetari dorëhiqet në rast të humbjes zgjedhore?
Ky njeri me shumë intonacione zëri, pasi në fushatë u zbut artificialisht duke dashur të përfaqësojë edhe të djathtën, edhe të majtën (!), e la mënjanë dukjen dhe vajti te thelbi, duke bubullitur, në mbledhjen paraprake të forumeve drejtuese të PS-së, sidomos ndaj dy anëtarëve të Kryesisë që kishin vërejtur, i pari mungesën e një programi bindës dhe, i dyti, mungesën e një strategjie elektorale.
Por Edlira Haxhiymeri e kristalizoi mendimin e saj, i cili përligjte dorëheqjen e E. Ramës si të pashmangshme, me arsyetimin e 7 pikave që rëndonin në veprimtarinë e tij para zgjedhjeve si edhe në gabimet gjatë fushatës zgjedhore e më pas:
1.Kandidatët e PS-së u lanë nën hije nga kryetari. Kjo do të thotë se protagonizmi i tij u bë si një sëmundje. Shkurt, ai nuk ndahej dot nga kulti i individit. Shyqyr që diktatura komuniste mori fund njëherë e përgjithmonë, se do të synonte... .
2.Edlira foli për një personalizim të tejskajshëm të fushatës, që la një shije paqartësie në zgjedhësit dhe krjoi njëlloj shtangie në elektoratin e majtë. Bëri fjalë edhe për figura të panjohura në elektorat, që nuk kishin krijuar besimin e duhur. Ajo që mund të shtojmë edhe këtu është se Ditmir Bushati, i peshkuar në Holandë nga Rama, tha se i ati, Sulejmani, Sekretar I i KP. të Shkodrës, Kukësit, etj. nuk ishte mëkatar dhe ai vetë ishte krenar për të atin, ndërsa doli më vonë në shtyp firma e tij në facsimile për arrestime, internime dhe për dënime kapitale.
3. Ajo bëri krahasime edhe me grupimin e djathtë, për të cilin tha se, në këtë drejtim, u punua më shumë për ekipin. Anëtarët e këtij grupimi, - tha ajo, - u prezantuan me emra të përveçëm e me CV të përveçme.
4. Edlira e kritikoi E. Ramën edhe për programin. Bëri krahasimin edhe me parti të tjera të majta, që “prezantuan më fuqishëm elementet e tyre bazë të programeve”.
5. Edlira kritikoi mesazhin përtej të majtës dhe të djathtës, që nuk arriti të kuptohet nga votuesit.
6. Edlira vuri në dukje se PS-ja u votua më shumë nga moshat e pjekura sesa nga të rinjtë dhe e cilësoi këtë dukuri si të prejardhur nga një strategji e dështuar e E. Ramës.
7. Për dorëheqjen, Edlira tha se “statuti i partisë e ka të shprehur qartë këtë”.
I qartë është edhe mendimi i saj në këtë pikën e 7-të.
Por me daljen zyrtare edhe tw Ben Blushit, tek Edvini po kthehet edhe droja pwr tw mbledhur forumet partiake, se pas mbledhjes, sigurisht vjen edhe kiameti... kwrkesa pwr tw dhwnw dorwheqjen pra. Prandaj, tani Edit i mbeten vetëm kontestimet dhe presionet ndaj Kolegjit Zgjedhor, pwr tw zgjatur kohën e qëndrimit të tij në krye të PS-së. E rren shpresa se mos nxjerr njerëzit në rrugë për të bërë ndonjë kaos dhe për të krijuar ndonjë gjendje anarkie, në halucinacionet e tij për të përsëritur një 1997-ë të dytë! Tani është katandisur në shpresat e pamundura!
Tani populli pret një zgjim më të gjerë të elektoratit të PS-së kundër këtij personifikimi të përçarjes, që nuk pranon të japë dorëheqjen dhe kërkon diskreditimin e vendit, vetëm e vetëm që të jetë përjetësisht në majë të fikut!“Le moi est haissable” (UN-i është i urrejtshëm) është një proverb i njohur francez.
Jemi përpara një thënieje latine se shpresa vdes e fundit. Dhe këtu jemi para dukurisë se shpresa e këtij egocentriku ka 0 % mundësi që të jetësohet!
...