Tadic lobon në Afrikë, Prishtina pasive
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, e ka shfrytëzuar Samitin e Shteteve të Painkuadruara, që u mbajt në Sharm El Sheikh të Egjiptit, më 15 dhe 16 korrik, për të bindur, së paku një shtet afrikan, që mos ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë parti kosovare thanë të dielën se pasiviteti i vazhdueshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e tubimeve të ngjashme është i papranueshëm.
Nigeria nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu e ka garantuar presidenti nigerian Umaru Yar Adua, presidentin serb, Boris Tadic, shkruan agjencia nigeriane e lajmeve, This Day Online.
Yar Adua thuhet se e ka bërë të qartë qëndrimin gjatë takimit që ka pasur me homologun e tij serb, në margjina të Samitit. Ai ka thënë se vendimi për mos ta njohur pavarësinë e Kosovës vjen si rezultat i përvojës historike të Nigerisë me luftën civile nga viti 1967 deri më 1970, kur ky vend luftoi për ta ruajtur integritetin territorial.
“Që nga përfundimi i luftës civile, Nigeria ndjek politikat e komb-ndërtimit dhe strategjitë për forcimin e shteteve heterogjene dhe gjithëpërfshirëse”, citohet të ketë thënë Yar Adua.
Më herët, presidenti serb i kishte bërë thirrje presidentit Yar Adua të rihapë ambasadën e Nigerisë në Beograd, duke theksuar se kjo do të ndihmojë thellimin dhe konsolidimi i lidhjeve midis dy vendeve.
Më tutje Tadic, njoftohet se e ka njoftuar homologun nga Afrika se ligjshmëria e vendimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës është duke u shqyrtuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai u ka kërkuar Nigerisë dhe vendeve të tjera afrikane që në lidhje me Kosovën të presin vendimin e gjykatës, i cili pritet të merret gjatë vitit 2010.
Tadiç ka shprehur me këtë rast dëshirën e vendit të tij për të organizuar 50-vjetorin e Samitit të Shteteve të Painkuadruara, më 2011, në Beograd, transmeton This Day Online.
Partia kosovare e Drejtësisë (PD), sot në një konferencë me gazetarë, ia tërhoqi vërejtjen Qeverisë së Kosovës se është lëshuar edhe një rast tejet i mirë për lobim për njohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës në samitin e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara.
“Samiti i 15-të me radhë i kësaj organizate, anëtarë të së cilës janë 118 shtete, ishte rast shumë i volitshëm që të promovohet e vërteta për shtetësinë e Kosovës dhe për të penguar drejtpërdrejt aktivitetin kundër njohjes së pavarësisë që në mënyrë intensive e bëri delegacioni serb i udhëhequr nga kryetari i tyre Tadic”, tha kryetari i PD-së, Ferid Agani.
Partia e Drejtësisë konsideron se ka pasur mundësi që me angazhim të organizuar diplomatik, nëpërmjet SHBA, miqve të tjerë ndërkombëtarë, si dhe 20 shteteve të kësaj organizate që e kanë njohur shtetësinë e Kosovës të sigurohet prezenca e Kosovës në këtë samit me rëndësi. “Pasiviteti i vazhdueshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e tubimeve të ngjashme është i papranueshëm”, u shpreh Agani.
Ky lajm është publikuar: 20/07/2009