Edvini promovon “Kurbanin” te barinjtë e Tepelenës

Takimet s’kanë shkuar ashtu siç pritej, pasi barinjtë kanë vënë re se objekti-kurban s’ishte një dash, por një dele. Edhe tregimi, edhe epika e rrëfyer në libër flet për sakrificën e një deleje e jo të një dashi. Por prapëseprapë, Edvini mbetet i kënaqur nga promovimi, meqë ai identifikohet më kollaj me sakrifikimin e një deleje
Delja e zgjedhur për “të pozuar” për kopertinën e “kurban”-it ët Edi Ramës, nuk do të kishte asnjë kuptim apo vlerë, po të mos ju bëhej e ditur edhe barinjve të Tepelenës, të njohur për rritjen e mbarështimin e kësaj lloj kafshe...
Ndaj edhe Edi Rama ka marrë rrugëtimin dhe sikurse pritej, nuk mund të mos shkonte deri edhe në Tepelenë.
Por zhgënjimi i Edi Ramës ka qenë i madh, për shkak të zhgënjimit të barinjve të Tepelenës, më kopertinën e librit të tij.
Kjo situatë e, ka bërë që takimi i planifikuar, të mos shkonte sipas rrjedhës së parapërgatitur. Shkaku, pse takimi s’ka shkuar ashtu siç pritej, ka qenë zemërimi i barinjve, të cilët në kopertinën e librit kanë vënë re se objekti-kurban s’ishte një dash, por një dele. Duke u ngritur mbi nivelin e Edi Ramës (i cili nuk di, as bie fjala që Ramush Haradinaj është në Hagë edhe pse ai i kërkon takim), barinjtë i kanë kujtuar autorit të “Kurban”-it se, edhe tregimi, edhe epika e rrëfyer flasin për sakrificën e një dashi e jo të një deleje.
Por, me sa duket kjo nuk ka shumë rëndësi për Edi Ramën. Ai mbetet gjithsesi i kënaqur nga promovimi, pasi gjithsesi ai identifikohet më mirë me sakrifikimin e një deleje...