Gjyqi Meta - Prifti, gjykata e Lartë thërret 5 dëshmitarët e fundit - bien akuzat për korrupsion ndaj ish zv/kryeministrit

Biznesmenët: S’e kemi takuar Ilir Metën – zvarritja e procedurave nga ana e METE, na kushtoi 700 mijë euro. Tërhiqet prokuroria: "Ora – kamera" nuk është provë e mjaftueshme
Gjykata e Lartë ka pyetur 5 dëshmitarët e fundit lidhur me video-përgjimin Meta-Prifti. Andi Dedja, Ymer Tola, Skënder Tola, Emin Toçi dhe Ariqile Papuçiu kanë dëshmuar para Kolegjit Penal, lidhur me garën e koncensioneve të hidrocentraleve nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës. Sërish strategjia e prokurorisë ka qenë lidhja direkte e dëshmitarëve me ish-zëvendëskryeministrin, Ilir Meta si dhe nxjerrjen si të pabesueshme të dëshmive të biznesmenëve Bekim Halilaj dhe Fatmir Merkajt, strategji e cila dështoi pasi dëshmitarët nuk e kishin takuar ndonjëherë Ilir Metën dhe se ishin në dijen të shpenzimeve prej 700 mijë eurove që kompanitë kishin pësuar nga vonesa e procedurave nga METE. Seanca e sotme u shoqërua edhe me debate që kishin të bënin me marrjen e provave në administrim nga ana e Gjykatës sëLartë. Prokuroria ka kërkuar që të merret në administrim lap topi e USB-ja usb-ja e Dritan Priftit dhe orën kamera. Seanca e sotme gjyqësore nxori në pah devijimin e prokurorisë lidhur me provën kryesore mbi të cilën kërkoi heqjen e imunitetit të Ilir Metës si dhe ngritjen e akuzës ndaj tij. Organi i akuzës në fillim dhe gjatë procesit insistoi se kjo orë kamera është prova origjinale dhe e vetme që disponon prokuroria e ndërsa më pas kërkoi të hiqte dorë prej saj. Vetë prokurori Bujar Sheshi pranoi që ora kamera nuk është provë kryesore e procesit pasi nuk është gjetur video-regjistrimi i Dritan Priftit me Ilir Metën. Ora kamera është përdorur për përgjim nga Dritan Prifti dhe këtë e dëshmon video mes tij dhe ish-zëvendësit të tij, Leonard Beqiri e gjetur nga ekspertët, por nuk vërteton pretendimet e organit të akuzës që është ora që regjistroi video-përgjimin Meta Prifti. Kjo do të thotë se nuk ekziston ora e famshme e regjistrimit ose mund të jetë një "orë kamera" çfarëdo, por jo ajo që pretendon prokuroria se është ora origjinale. Seanca e radhës me datë 16 ora 10:00 pritet përcaktimi se cilat prova do të merren në administrim nga Gjykata e Lartë.
...