E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini shpërndan zarfet e pagesave për zgjedhjet e 26 shtatorit

Teza kryesore e fushatës së shtatorit është “zarfa të rëndësishëm për ata që janë hapur kundër meje, pagesa të vogla për të dyshimtët dhe dru për të verbrit-stakanovistë”. Pagesat janë një përdorim i ri i mekanizmit të lejeve të ndërtimit, por ai pritet ta përçajë edhe më shumë anëtarësinë socialiste, të topitur nga përplajet e kongresit të 29 gushtit

Me përfundimin “me suksess” të punimeve të kongresit të 29 gushtit, për Edvinin ka nisur faza e dytë, ajo e darovitjeve për procesin zgjedhor të 26 shtatorit. Sado të duket një proces i sigurtë e pa enigma, meqenëse Maqo Lakrori u paraqit edhe zyrtarisht si “byreku” i kongresmenëve, qerasja duket se s’ka mjaftuar. Sekserët e Edvinit, si gjithmonë të informuar e të kudondodhur kanë përpiluar edhe pikat e dobëta të strukturës partiake, atje ku Edi Rama nuk merr dot 90 % të mbështetjes së anëtarësisë dhe kanë nisur procesin e dërgimit të zarfeve. Sekserëve duhet të mos ua hamë hakun. Ata janë thellësisht të informuar edhe për nevojën e pagesave, prandaj edhe s’kanë ndërmend të harxhojnë zarfe me para atje ku s’duhet. Kështu për shumicën, ata që kanë rrëfyer besnikëri të fortë dhe që e rikonfirmuan edhe në kongresin e 29 gushtit, do të vlejë formula e stakanovistëve; pra e atyre që janë të parët në sakrifica dhe të fundit në pretendime. Pra, besnikët e Edvinit do të mbeten thatë ditën e 26 shtatorit, për shkak se vota e tyre afërmendsh nuk do të jetë vendimtare, por edhe se sekserët janë disi hollë për momentin, dhe po të heqim përqindjen e tyre (që s’preket kurrë) do të mbeten veç qindarka për anëtarësinë e uritur.
Përkundrazi! Me një porosi të posaçme të Edvinit, zarfat do të përcaktohen sipas një formule laksiste veçanërisht për degët e veriut, atje ku me të vërtetë Edvini është fort jopopullor e ku 26 shtatori mund të shfrytëzohet për një rast të fortë propagande. Edhe Vlora nuk paraqitet keq, megjithë propagandën negative të Arben Malajt (ekuilibrohet nga puna e fortë e Shpëtim Gjikës), prandaj edhe një porosi e veçantë është dhënë për degën socialiste të Korçës. Atje Ben Blushi duhet të turpërohet keqazi, prandaj gjatë shtatorit është një rast shumë i mirë që shumë korçarë të jenë (si të munden) anëtarë të PS-së.
Tezat e zarfave janë e vetmja mënyrë elektorale që njeh Edvini, por këtë herë, mostra e lejeve të ndërtimit është holluar disi dhe parimi bazë për 26 shtatorin është: “zarfa të rëndësishëm për ata që janë hapur kundër meje, pagesa të vogla për të dyshimtët dhe dru për stakanovistët”. Parimet në fakt nuk janë fort të reja, por të zbatuara në vitin 2009 nuk janë fort të sigurta, por paraprakisht mediat janë të gatshme të vënë bast se tezat e zarfave do ta përçajnë edhe më tej anëtarësinë socialiste, edhe kështu fort të çatrafilluar nga lidershipi sektar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›