Edvini s’njeh turp, edhe akademikët ia plasin në sy. Dritëro Agolli: Zhblloko ngërçin politik, po mban peng Shqipërinë

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka lëshuar sot një mesazh për politikën shqiptare, veçanërisht për opozitën e Edi Ramës. Në festën e organizuar nga Partia Socialiste me rastin e 80-vjetorit të lindjes, shkrimtari Agolli i kërkoi opozitës të zhbllokojë ngërçin politik, duke theksuar se situata politike është e acaruar. Një thirrje kjo që shkon direkt për kryesocialistin Edi Rama.
“Ky ngërç ka ndodhur. Ndihmoni për ta shkallmuar atë dhe politika të përpiqet shumë për perspektivëm ku do shkojë vendi ynë me këtë lloj politike të përgjithshme tepër të acaruar. D.m.th njerëzit që bëjnë pjesë në këto parti dhe vetë populli të kërkojnë rrugën sesi mund të zgjidhet kjo punë”- u shpreh Agolli në prani të kreut të PS, Rama.
Dy ditë më parë Shqipërisë iu dorëzua Opinioni i Komisionit Evropian për progresin e shënuar gjatë vitit 2011. Shqipëria humbi edhe një vit tjetër nga ngërçi politik i krijuar në mënyrë artificiale nga PS dhe i lidhur ngushtë me interesat personale të lidershipit socialist. Zemërimi i Agollit është legjitim, pasi për interesa të ngushta personale të Ramës dhe celulës së tij që shtrihet përgjatë Bulevardit, vendi ynë mbeti sërish jashtë vëmendjes së Brukselit.