E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini thellon puçin në PS, shpall se do qendrojë katër vjet, edhe po i humbi zgjedhjet vendore

Edvini ka thelluar sot grushtin institucional në Partinë Socialiste, teksa shpalli se ka ndërmend ta konsiderojë mandatin e tij si katërvjeçar, ndërkohë që dha shpjegime se për bojkotin, për të cilin tha se ende s’mund ta përjashtojmë. “Kongresi e përcaktoi rezultatin e zgjedhjeve te papranueshëm dhe parlamentin me legjitimitet te cunguar rëndë. Kongresi përcaktoi qëndrimin politik refuzus ndaj procesit dhe institucioneve qe jane prodhuar, ndaj e ka lënë ne doren e institucioneve te tjera qe te vendose raportin me parlamentin dhe momentin kur PS duhet te kthehet dhe nese do kthehet ne parlament”, tha Rama. Kryetari mandatprerë tha se qëndrimi i Kongresit eshte i qarte dhe i prere edhe ndaj parlamentit dhe qeverise. “PS nuk mund te kete marredhenie normaliteti me parlamentin”, tha Rama. Ai duket se s’ka ndërmend të respektojë më as norma e as statut, teksa duke ndjerë humbjen e pritshme të zgjedhjeve vendore në 2011, i ka dalë përpara krizës, duke thënë se mandatin do ta kishte katërvjeçar, pra deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s. Duket se tashmë edhe puna e grupit armiqësor të Blushit e Malajt duket se një çështje e kryer, teksa nuk i konsideron fare dhe ka ndërmend t’i çojë në margjinat e partisë. E kjo klimë staliniste, merr formë, teksa të margjinalizuarit ka ndërmend t’i zëvendësojë me stalinistë e komunistë të tjerë (Xhufi, Brokaj, etj), të cilët braktisën LSI-në për t’u kthyer në ngjyrat e partisë së nomenklaturës komuniste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›