PD: Me Kongresin e djeshëm, Edvini ktheu për anëtarësinë e tij regjimin e standardeve të Enver Hoxhës
Partia Demokratike ka bërë sot komentet e para për kongresin e djeshëm socialist, në të cilin duket se Edi Rama çimentoi pushtetin e tij monarkik, për të paktën edhe dy vjet të tjera. Sekretari demokrat për Marrëdhëniet me Publikun Ferdinand Xhaferri, në një dalje mediatike, e cilësoi kongresin e djeshëm socialist si një kongres që ringjalli standardet e zeza të Enver Hoxhës, duke sulmuar fjalën e lirë dhe organet e medias. Zoti Xhaferri kujtoi se e vetmja shkelje ligjore gjatë fushatës zgjedhore qe ajo e Blendi Klosit, i cili u shfaq hapur dhe publikisht në krah të të burgosurit Emiliano Keçi, i cili ato gëzonte ditët e tij të përkohshme të lirisë.
Ja edhe deklarata e plotë e sekretarit demokrat të marrëdhënieve me Publikun, Ferdinand Xhaferri
Edi Rama doli sot para mediave, pёr tё zhurmuar Kongresin, me tё cilin riktheu standardet e atit tё tij shpirtёror Enver Hoxhёs, nga ku nxori jashtё mediat kur folёn kundёrshtarёt e tij.
Pas aktit terrorist tё Dritan Dajtit, nё tё cilin ranё nё krye tё detyrёs 4 Policё, Edi Rama akuzoi sërish pa asnjё fakt se zgjedhjet u morёn me kriminelё tё liruar nga burgjet.
Lidhur me kёto shpifje tё ulta ordinere tё njё paranojaku, qё nё 45 minuta fjalim nuk gjeti dot qoftё edhe njё fjalё tё vetme pёrgjegjësie pёr humbjen e zgjedhjeve nga partia e tij, por akuzon dhe vetёm akuzon pa paraqitur as edhe njё fakt tё vetёm.
Informojmё opinionin publik se lejimi me leje i tё burgosurve çdo javё e çdo muaj ёshtё njё procedurё standarde e zakonshme nё burgjet e çdo vendi tё lirё.
Kjo ёshtё edhe nё Shqipёri.
Rasti i vetёm i keqsjelljes sё tё liruarve ka qenё rasti i Emiljano Kecit, i cili pasi mori leje pёr dalje nga burgu, u kthye nё bodyguardin e armatosur tё Blendi Klosit, pёr tё cilёn edhe u ndalua nga policia. Madje rikthimi i tij nё institucionet e vuajtjes sё dёnimit solli edhe protestat e ashpra tё vetë Blendi Klosit. Edi Rama u bie sirenave tё kriminelёve i tmerruar nga parandjenja se cdo ditё do tё dalin nё dritё lidhjet e tij me krimin dhe organizatat kriminale qё po vendosen para ligjit.
...