E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edvini urdhëroi mosvotimin e ndihmës nga këshilli bashkiak i Tiranës”

Reagon PD-ja, denoncon deputeti Aldo BumçiSjelljet vulgare të Edvin Kristaq Ramës dhe shprehjet inatçore ndaj shqiptarëve, po marrin dimensione gjithnjë e më të gjëra. Fatkeqësia natyrore e këtij fillim viti në pjesën veri-perëndimore të Shqipërisë, tregoi qartë prirjen androgjene të kryesocialistit në largim, teksa për ditë e më tepër ka vjedhë vrer ndaj përgjigjes së menjëhershme të autoriteteve shtetërore, ndërsa ka derdhur lot krokodili për banorët e prekur. Sjellja e tij e fundit prej harbuti, u demonstrua dy net më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku urdhëroi këshilltarët socialistë të kundërshtonin akordimin e ndihmës në shenjë solidariteti, për banorët e dëmtuar nga përmbytjet në veri të vendit. Me këtë akt, Edvini u faktua para shqiptarëve si pjellë antikombëtare dhe se interesi i vetëm megaloman i tij, është ai personal dhe vetëm ai. Nisur nga kjo prirje dhunuese dhe tërësisht e pa justifikueshme, deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, akuzon kryetarin e bashkisë dhe njëherazi kryesocialistin në largim, Edvin Kristaq Rama se ka manipuluar me mbledhjen e ndihmave për zonat e përmbytura dhe se ajo iniciativë, e cila u sponsorizua mediatikisht, të ardhurat e mbledhura kanë përfunduar në xhepat e punonjësve të administratës së bashkisë. Deputeti demokrat deklaroi se, Edvin Rama urdhëroi mbrëmë këshilltarët e tij në këshillin bashkiak, që të mos votonin fondin e emergjencës për zonat e përmbytura në veri të vendit, duke u faktuar edhe njëherë se uron me çdo çmim vuajtjen dhe torturimin e shqiptarëve, vetëm e vetëm që të mbizotërojnë fuqishëm interesat e tij të ulëta.Kreu i PD-së për Tiranën, dënoi këtë qëndrim çnjerëzor të kryesocialistit dhe këshilltarëve të tij Bashkiak të cilët 4 ditë më parë me urdhër të Edi Ramës bojkotuan mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës ku do të merrej vendimi për të ndihmuar zonat e përmbytura, kurse dje ata refuzuan të votonin ‘pro’ ndihmës për Shkodrën dhe komunat e përmbytura që miratoi këshilli bashkiak i qytetit të Tiranës.“Partia Demokratike përshëndet këshilltarët e kryeqytetit që votuan për dhënien e ndihmave duke vënë në vend dinjitetin e çdo qytetari të Tiranës”, u shpreh më tej, deputeti demokrat, Aldo Bumçi.L. Quku
 ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›