E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni i komitetit ndërministror në zonat e emergjencës, përfundoi me sukses të plotë, duke mos rrezikuar asnjë jetë njerëzore

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha bën bilancin e përgjithshëm të përmbytjeve në veri-perëndim të venditBasha vlerëson operacionin në zonat e përmbytura, të cilin ai e udhëhoqi me sukses të plotë, duke realizuar objektivat kryesorë si shpëtimi i jetëve njerëzore. Ai u shpreh se ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës dhe se po merren masa emergjente për rikthimin e normalitetit në këto zona.  Operacioni i emergjencës i komitetit ndërministror, i ngritur posaçërisht për situatën e përmbytjeve në veri, përfundoi me sukses, duke realizuar objektivin parësor, atë të shpëtimit të jetëve njerëzore. Këshu u shpreh pak minuta më parë, ministri i Brendshëm Lulzim Basha, duke bërë një bilanc të përgjithshëm të situatës nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës që nga shpallja e situatës emergjence e deri në ditën e sotme. Sipas ministrit, situata ditën e sotme është përmirësuar dhe niveli i ujit në hidrocentrale është ulur ndjeshëm. Ministri Basha vuri në dukje se janë evakuar 5173 persona, 11 400 hektarë tokë janë përmbytur dhe 2649 shtëpi ndodhen në ujë. Basha gjithashtu theksoi se janë transportuar në zonat e përmbytura të 315 tonë ushqime, ujë të pijshëm dhe medikamente.Ai shtoi se në prioritetin e Komunitetit ndërministror të emergjencës ka qënë evakuimi i shpejtë i banorëve dhe kujdesi maksimal për forcimin e argjinaturave.Ministri i Brendshëm theksoi se operacioni i emergjencës i komitetit ndërministror i emergjencave ka përfunduar me sukses duke realizuar objektivin parësor për të mos humbur asnjë jetë njerëzore. Ndërkohë Basha ka theksuar se janë marrë një sërë masash për banorët duke theksuar se janë dhënë urdhra që banorët të mos konsumojnë ujin e pijshëm të ujësjellësit deri në një urdhër të dytë.Ministri i Brendshëm, siguroi edhe njëherë banorët se qeveria do të shqyrtojë me imtësi çdo dëm të shkaktuar dhe se për këtë janë marrë masat e para nga komisionet e vlerësimit të ngritura një njësitë vendore.        ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›