Taulant Balla dhunon politikisht Ilir Beqjen, flet edhe për protesta, por s’di ende se ku do gjenden lekët për blerjen e protestuesve

Taulant Balla ka ekzekutuar dje politikisht Ilir Beqjen, teksa ka dalë dhe ka deklaruar të kundërtën e asaj që deputeti i Shkodrës deklaroi në një emision televiziv të enjten e shkuar. Pas një urdhri të Edvinit, Taulant Balla tha se opozita nuk do të hyjë në Parlament, pasi e quan të vonuar mbajtjen e kësaj seance për Shkodrën. Sipas Ballës deputetët e PS-së nuk do të djegin mandatin e tyre, por atë të qeverisë, pavarësisht se Partia Socialiste po njeh ritme minorance. Linja e trazirave që po forcon Edvini po përpiqet që të kombinohet me pastrimin e PS-së nga të padëshiruarit, por duket se zgjatja e kohës do të detyrojë socialistët ta ndajnë shapin nga sheqeri; o në parlament si forca e parë e opozitës, o në Pezë si pjesë e një segmenti të margjinalizuar të shoqërisë....