Taulant Balla dhunon politikisht Ilir Beqjen, flet edhe për protesta që s’dihet se me sa njerëz do të bëhen
Taulant Balla ka ekzekutuar sot politikisht Ilir Beqjen, teksa ka dalë dhe ka deklaruar të kundërtën e asaj që deputeti i Shkodrës deklaroi në një emision televiziv të enjten e shkuar. Pas një urdhri të Edvinit, Taulant Balla tha sot se opozita nuk do te hyje ne Parlament, pasi e quan te vonuar mbajtjen e kesaj seance per Shkodren. Sipas Balles deputetet e PS-se nuk do te djegin mandatin e tyre por ate te qeverise. “Zonja Jozefina është kujtuar tepër vonë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për Shkodrën për aq kohë që sipas nenit 74 të kushtetutës së republikës së Shqipërisë seanca e të hënës së tretë të janarit, pra e datës 18 janar 2010, është seanca e parë e sesionit të ri kuvendor. Zonja Jozefina u kujtua tepër vonë për nje seancë të jashtëzakonshme për Shkodrën sepse kur puna dhe liqeni u derdhën mbi Shkodër ajo ja mbathi për turizmin politik të rradhës dhe për shoping. Prandaj zonja Jozefinë t’i lërë diversionet me seanca të jashtëzakonshme e me djegie mandatesh të deputetëve socialistë sepse jo vetëm që nuk kemi ndërmend tia falim ato mandate Sali Berishës, por me fuqinë e jashtëzakonshme të popullit do të djegim mandatet dhe mandatin e këtij parlamenti dhe kësaj qeverie përmes protestave që nuk do të ndalen nëse Saliu dhe zonja Jozefinë nuk pranojnë të hetohen dhe të hetohen kutitë ku mbahen peng e vërteta e mandateve të këtij parlamenti“ tha Balla. Linja e trazirave që po forcon Edvini po përpiqet që të kombinohet me pastrimin e PS-së nga të padëshiruarit, por duket se zgjatja e kohës do të detyrojë socialistët ta ndajnë shapin nga sheqeri; o në parlament si forca e parë e opozitës, o në Pezë si pjesë e një segmenti të margjinalizuar të shoqërisë....