Edvini vjedh axhendën e ministrit të Berishës, Bujar Leskaj për vitin kulturor Shqipëri - Kosovë

Si gjithmonë kur shkon në Kosovë, Edi Rama e ka të vështirë të fshijë imazhin e tij të ngulitur si një antikosovar, prandaj dje u mundua të hedhë risinë e axhendës së përbashkët kulturore, por në fakt ajo s’është aspak risi, pasi është zbatuar që në 2006-n, nga ministri Bujar Leskaj
Edi Rama s’del dot përtej praktikës së vjedhjes së alternativave, platformave dhe ideve. Sikurse bëri gjatë fushatës elektoral, duke kopjuar programin e PD, edhe dje në Prizren demonstroi një tjetër vjedhje ideje. Fjala është për aktivitetet e përvbashkëta kulturore Shqipëri-Kosovë. Të kësaj natyre janë të shumta dhe thuajse të përvitshme. Madje, që prej vitit 2007-ë, ministri i asaj kohe i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj lançoi aktivitetin e përvitshëm kulturor Shqipëri- Kosovë, një aktivitet që për disa vite më radhë ruajti të freskët marrëdhënien e përbashkët kulturore mes dy vendeve. Kjo s’u ndal me kaq. Më pas, në dy vendet shkuan gjithnjë e më shumë drejt homogjenizimit të aktiviteteve kulturore, duke dhënë kështu mesazhin e fortë të unitetit të kombit. Siç duket, Edi Rama është i painformuar mirë për çështjet e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë. Sikurse, s’është hera e parë që ai bën gafa sa herë viziton Kosovën.