E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvinin e zë tmerri tek Blloku, ndjek nga makina prezantimin e Jeta Seitajt

10-04-2011 / Gazeta 55

Në panik nga mungesa e pjesëmarrësve, ai refuzon të zbresë nga makina. Vetëm pasi ish kryer pjesa zyrtare e ceremonisë dhe kishin mbërritur një shpurë policësh bashkiakë, Edvini bindet të zbresë e të lëshojë mallkimet e rastit

Ters e më ters po i ecën fushata elektorale, Edi Ramës, kandidatit socialist për bashkinë e Tiranës. Kur i kanë shteruar edhe ripërtëritjet e premtimeve të vjetra, se sa për të reja as që nuk bëhet fjalë, kur ka kuptuar se krahasimi me vitin 2000, i asgjëkundit të tij me vitin 2011, është i ngjashëm me krahasimet e Enver Hoxhës me vitin 1938, kur edhe përurimet rrugësh të papërfunduara, më tepër i janë kthyer në boomerang, se sa në kredite pozitive, dje, për të keqen e tij, ai mori edhe mesazhin më të qartë, atë të braktisjes nga banorët e Tiranës.
Shembulli dhe dëshmia më e mirë për këtë braktisje, ishte palo-mitingu i djeshëm, te fusha e sportit pranë Stadiumit “Dinamo”, kur Edi Ramës, në pritjet të prezantimit të vetë, por edhe të Jeta Seitajt, kandidates së PS-së, për kryetare të minibashkisë nr. 5, ju desh të “piqej” në diell, brenda makinës së tij, në pritje të grumbullimit të “mercenarëve”, mitingashës.
Pritja e Edi Ramës brenda makinës së tij, nuk kaloi pa rënë në sy.
I tmerruar nga pjesëmarrja e pakët, ai refuzoi të merrte pjesë në aktivitet, ndërsa nga brenda makinës, nuk pushonte se shpërndarë SMS-të, sharës e fyerës, për organizatorët, por edhe SMS-të për vartësit e tij në bashki, që “i ftonte” të merrnin pjesë në takimin e tij me banorët e njësisë bashkiake nr. 5.
Pa minutash të konsiderueshme pritjeje, ka nisur prezantimi,  veç aty nga mesi, kur u mobilizuan strukturat e sollën ca policë bashkiakë. Vetëm atëherë, Edi Rama u kandis të dilte nga makina e të mbante fjalën e vet, gjatë së cilës, nëpërmjet mimikës dhe gjesteve, nuk e fshinte zemërimin e madh, për injorimin që banorët e njësie bashkiake nr. 5, i kishin rezervuar kryebashkiakut në ikje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›