Mamuthi i korrupsionit, Anastas Angjeli, koordinator i fushatës së Edi Ramës

Lëvizjet tinëzare dhe fshehja pas skrofullës së korrupsionit dhe kontrabandës që sundoi për vite me radhë Shqipërinë, vazhdojnë të jenë ende një kërcënim serioz për rikthimin e sistemit të kleptokracisë dhe kusarisë socialiste. Ish deputeti socialist Anastas Angjeli s’e fiton dot profilin e një reformatori dhe ideatori alternativash politike, përsa kohë konfirmohet si nostalgjik i sistemit të kusarisë 8 vjeçare socialiste, nën menaxhimin e disa kryeministrave të epokës “Nano”. Anastas Angjeli me gjithë aksionin tij ekstra politik gjatë këtyre viteve, s’mund të fshehë kurrsesi anën e tij të errët që e ka karakterizuar për vite me radhë si ministër i kleptokracisë socialiste. Distancimi i tij disa vjeçar nga sfera politike dhe veçanërisht nga Partia Socialiste, krijoi përshtypjen reale se do t’i përkojë një lloji unifikues të të larguarve apo zhgënjyerve nga platforma fodulle e Edi Ramës dhe e ndjekësve të tij.
Por Anastas Angjeli, nga dita e djeshme është përkrah Edi Ramës, duke luajtur rolin e koordinatorit të fushatës elektorale për bashkinë e Tiranës. Në fakt, lidhjet politike të Angjelit me sistemin e pushtetit, janë tepër të hershme, e deri te regjimi i hajdutërisë socialiste 8 vjeçare, sistemi kleptokratik që i dha Shqipërisë shuplakën më të rëndë ekonomike, sociale dhe integruese. Historia e Angjeli është vërtetë e lavdishme; disa herë deputet i Kuvendit, por karrierën e tij optimale të kleptokracisë dhe kusarisë (e cila këtë herë vjen sipas platformës së nekropolitikanit Edi Rama), ka qenë, gjatë mbajtjes së postit si ministër i Financave. Në të vërtetë ai mbetet një nga mamuthët e korrupsionit dhe akuzat e asaj kohe ndaj tij, s’ishin thjesht politike, por akuza realiste dhe të pakundërshtueshme nga i korruptuari i sotëm i Edi Ramës. Ashtu siç gjatë ushtrimit të funksionit të tij vërshonin akuzat për korrupsion dhe ryshfet, dhe sot e kësaj dite, mbi z.Angjeli, rëndojnë po të njëjtat akuza, shto këtu edhe atë të “besë prerjes” politike, pas distancimit disa vjeçar.
Kësisoj, Anastas Angjeli, jo vetëm vodhi dhe asgjësoi paratë e taksapaguesve shqiptarë për disa vite me radhë gjatë ushtrimit të detyrës si ministër i Financave, falë favorizimeve pushtetare dhe posteve të panumërta nën kleptokracinë 8 vjeçare, këtë herë korrupsionin do ta orientojë në një formë tjetër, duke koordinuar fushatën e njeriut që drejton bashkinë me të korruptuar në planet.