Efektet e listes 7.3 milione leke barnat e rimbursueshme
Efektet finaciare të listës së barnave të rimbursueshme, do të përballohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor. Kështu është shprehur drejtoresha e këtij institucioni Elvana Hana, e cila nëpërmjet një deklarate për shtyp citon se lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 11 alternativa të reja, nga të cilat, disa formëdoza barnash që trajtojnë sëmundje kronike, duke krijuar kështu mundësine e një dozimi më të mirë dhe më efikas për pacientët.
Këto barna të reja përdoren për mjekimin e anemisë tek të sëmurët me veshka, për diabetikët, të së murët e pneumologjisë, kardiologjisë, okulistikës. Në total lista e barnave të rimbursueshme 2011, përmban 420 barna nga 409 që ishte në vitin 2010. Efekti financiar i kësaj liste pritet të shkojë në 7.25 milionë lekë të reja deri në fund të vitit, duke përfshirë këtu edhe rimbursimin e TVSH-së mbi barnat, i cili i mbartet i gjithi nga ISKSH-ja.
Drejtoresha e ISKSH-së, thekson se ky institucion do të marrë përsipër edhe mbulimin e TVSH-së 10% për barnat e rimbursueshme, duke mos cënuar në asnjë rast pacientët, ndërkohë që do të intesifikohen kontrollet, duke bërë një monitorim të rreptë në të gjithë vendin, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e skemës dhe të minimizohet abuzimet.
Edlira Sulejmani