E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi i Gërdecit, shkak mungesa e avokatëve

As zhvillimi i gjyqit tre herë në javë, nuk do të shkurtojë kohën e përfundimit të gjyqit të Gërdecit. Mungesa e avokatëve ka qenë sërisht shkaku i shtyrjes së seancës gjyqësore të tragjedisë së Gërdecit në gjykatën e Tiranës edhe ditën e mërkurë. Apeli i bërë nga kryesusi i trupit gjykues Ritvan Hado ka nxjerrë në pah që 8 avokatët e të pandehurve nuk ishin prezent, duke sjellë edhe vendimin e shtyrjes së seancës për ditën e premte. E tashmë duket se ndryshimi i masës së sigurisë për katër të arrestuarit nga arrest në burg në arrest shtëpie, ka bërë që avokatët të neglizhojnë këtë gjyq, duke bërë edhe mungesa. Ndërkohë që herë pas here trupi gjykues i kësaj çështjeje ka kërkuar ndihmë nga dhoma kombëtare e avokatisë si dhe ministria e drejtësisë për mungesën e avokatëve. Ndërsa pritet që ditën e premte në seaNcën e rradhës të jetë dëshmia e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm Luan Hoxhës dëshmi që cilësohej si një nga dëshmitë kryesore për procesin e tragjedisë së 15 marsit të 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›