Kukes femijet diskriminohen detyrohen te punojne

Fëmijët, e kryesisht të miturit në Qarkun e Kukësit vijojnë të përballen me mjaft probleme të cilat shkelin totalisht të drejtat e tyre.Një konstatim I tillë është bërë publik nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore,të cilat merren me problemet sociale me të cilat përballen familjet e kryesisht fëmijët.
Sipas tyre,minorenët aktualisht përballen me punësimin e tyre , për të ndihmuar familjen, si dhe me dhunën që ushtrohet në shumë raste sistematike.
"Dhuna është fenomen që po përhapet shumë. Nuk mund të pranohet edhe pse në kulturën tonë shihget si diçka që duhet të pranohet. Duhet t'i themi stop. Shkak është problemi ekonomik. Shumë fëmijë braktistin shkollën për të siguruar të ardhura për familjet e tyre"-thotë Liri Gjana,Drejtoreshë e Qendrës së Shërbimit Social në Kukës.
Pikërisht për këto probleme me të cilat përballen fëmijët , ata të organizuar kanë celur dhe një ekspozitë figurative ku kanë pasqyruar problemet që i shoqërojnë si dhe të drejtat që ata kanë,e që nuk zbatohen nga të gjithë aktorët e shoqërisë.
Flutura Tota