E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të plagosur me armë në Pogradec, njëri rëndë

 Në pranga ra shtetasi Geront Berberi 40-vjeç banues në lagjen nr 2 Pogradec dhe është shpallur ne kërkim shtetasi Genci Allka 43-vjeç banues po në lagjen nr 2 Pogradec.

Procedimi ndaj tyre u bë pasi gjatë darkës, në lagjen nr 3 të qytetit të Pogradecit, pas një grindjeje për motive të dobëta dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri pistolete tip Zastava,shtetasit, C.K 39-vjeç banues ne fshatin Remenj, G.P 29-vjeç banues në lagjen nr 5 Pogradec, i  si dhe O.O 28-vjeç banues ne lagjen nr 1 Pogradec. Ky i fundit ndodhet në spitalin civil të Pogradecit në gjendje të rëndë për jetën. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-01 10:22
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›