E Diel, 1 Nëntor 2026

Efekti "festa", nis forcimi i lekut ndaj euros

Ne nje kohe qe ekspertet parashikonin nje rritje te metejshme te euros, si rezultat i forcimit te kerkeses per importe, ka ndodhur e kunderta. Monedha vendase ka forcuar pozitat ndaj valutes se perbashket euro, me rreth dy pike qe nga dita e djeshme. Dje ne tregun valutor te kryeqytetit nje euro eshte blere me 135,7 leke dhe eshte shitur me 136.2 leke. Nje dite me pare vlerat e kembimit te euros ishin mesatarisht 138 leke. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor njoftuan se shkak per kete renie te euros, eshte bere rritja e ofertes valutore. Sipas tyre ardhja e festave te fundvitit kane rritur prurjet ne euro te emigranteve, pavaresisht se flukset e ardhjes per festa jane ende te uleta. Por eurot per te blere dhuratat dhe per te bere pergatitjet e rastit duket se kane ardhur me pare. Situata ne tregun e kembimit ne favor te lekut, duket se eshte zbutur disi nderkohe qe ekspertet ne zyrat e kembimit valutor shpresojne qe prurjet valutore te jene edhe me te medha ne ditet ne vijim, kur fluksi i kthimit te emigranteve te shtohet. Dalja e vendeve te Bashkimit Evropian nga recensioni, pritet te ringjalle eksportet shqiptare drejt ketyre vendeve, prurjet e emigranteve, faktore keto qe do te ndikojne ne forcimin e vlerave te lekut. Gjate ketij viti oferta valutore ka pesuar nje renie per shkak te reduktimit te te ardhurave nga eksportet dhe njekohesisht fluksit te te ardhurave nga sherbimet, kryesisht nga aktiviteti turistik, por dhe sherbime te tjera si ato te transportit, te telekomunikacionit, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›