Grate e denuara, me para pas daljes nga burgu
Tirane-Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, ka ne projektin e saj punesimin e 60 grave te denuara ne institucione dhe jashte burgut, me qellim integrimin e tyre ne shoqeri. Me rastin e Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut, dje u cel nje ekspozite me piktura dhe punime dore artistike, me pjesemarrjen e 90 grave qe vuajne aktualisht denimin ne burgun 313. Sipas projektit te Drejtorise se Burgjeve, te ardhurat qe do te sigurohen nga puna e ketyre grave, do te grumbullohen dhe do t'u jepen atyre ne perfundim te denimit, qe te kene mundesi te integrohen ose do t'u jepen familjeve te tyre cdo muaj. Sipas drejtuesve te burgjeve, punesimi per te denuarat gjate viteve te vuajtjes se denimit, do te sherbeje dhe per integrimin e tyre ne shoqeri, ne menyre qe te kene mundesi per te rifilluar jeten ne perfundim te burgut. Ky nuk eshte aktiviteti i vetem i organizuar nga Drejtoria e Burgjeve per te denuarit. Ky institucion ka hapur kurse profesionale, kompjuterike apo te mesimit te gjuheve te huaja, te cilat ndiqen nga dhjetera te denuar. E gjithe kjo synon reformimin e sistemit te burgjeve ne Shqiperi, duke arritur standardet qe kane vendet e Bashkimit Evropian, duke eksportuar eksperienca ne kete sistem.