Bashkia:Votoni 10 personalitetet e vitit
Bashkia e Tiranes ashtu sikurse edhe gjate viteve te kaluara do te perzgjedhe se kush jane 10 personalitetet e vitit. "Si cdo muaj dhjetor ne tre vitet e fundit, bashkia e Tiranes organizon "10 -Personalitetet e Vitit". Duke filluar nga dje, pra 10 dhjetor, te gjithe qytetaret mund te sugjerojne personat qe ata mendojne se mund te jene nje nga 10 personalitetet e vitit" ka pohuar Belinda Balluku, Keshilltare per Marredheniet me Publikun. Sipas saj votimi mund te behet
me ane te e-maileve, duke derguar nje e-mail ne adresen 10personalitetet@tirana.gov.al, ose duke derguar nje leter ne adresen e bashkise se Tiranes, nderkohe qe qytetaret mund te shkojne prane ketij institucioni duke sugjeruar personat qe mendojne. Menyra e perzgjedhjes eshte e njejte me vitet e kaluara, mjafton qe qytetaret te justifikojne pse kane zgjedhur personin ne fjale dhe ketu flitet per njerez te njohur, pra nga fusha e artit, kultures, politikes, sportit por dhe njerez totalisht te panjohur, qytetare te cilet kane ofruar dicka per Tiranen. Keta persona mund te kene bere nje lulishte, nje mesuese e dalluar, nje edukatore qe rrit breza te tere femijesh apo qofte dhe nje qytetar tjeter i cili ka bere nje veprim dhe njihet ne lagjen e tij apo ne punen ku ai kryen aktivitetin e tij dhe qe meriton te jete nje nga 10-personalitetet. Nderkohe, me date 23 dhjetor, ne oren 18.00 pasdite do te shperndahen cmimet si dhe do te behet e ditur publikisht se kush jane personalitetet e ketij viti.