E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Te drejtat e njeriut, ka ende per te bere

Shoqeria shqiptare ka ende shume per te bere, ka ende shume per te permiresuar ne drejtim te respektimit te te drejtave te njeriut, pavaresise se institucioneve dhe fenomeneve negative te korrupsionit ekonomik e politik. Por une mendoj se sot eshte e rendesishme te theksojme se demokracia, te drejtat e njeriut dhe konstitucionalizmi jane koncepte dinamike, vazhdimisht ne zhvillim dhe progres. Si te tilla, edhe perpjekjet per te ecur ne nje hap me to per te forcuar parimet, standardet dhe vlerat e botes ku deshirojme te integrohemi natyrshem, perpjekjet per te promovuar mirekuptimin dhe besimin reciprok duhet te jene nje sfide e perditshme e te gjitheve. Sot Shqiperia eshte perpara momenteve te rendesishme te jetes se saj. Le te perpiqemi te gjithe te perqafojme nje sens te ri pergjegjshmerie, le te perpiqemi te gjithe t'u drejtohemi vlerave me te mira tona, le te perpiqemi te gjithe ta bejme demokracine shqiptare nje demokraci reale sipas parimeve dhe standardeve drejt te cilave jemi nisur ne nje rruge pa kthim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›