E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers: Pavaresia e gjyqesorit, gur themeli

Pavaresia e institucioneve te tilla si ajo e Avokatit te Popullit eshte kritike per zhvillimin demokratik dhe thelbesore per nje shoqeri te shendetshme. Fale pavaresise se tij, Avokati i Popullit, eshte ne gjendje qe te hetoje ne menyre te besueshme pretendimet dhe te raportoje mbi vertetesine e tyre. Fale pavaresise se gezon, mund te marre persiper ceshtjet e te dobeteve, mund te marre persiper ceshtjet e atyre ne nevoje, mund te marre persiper ceshtjet e atyre qe kerkojne drejtesi dhe te behet avokati i tyre. Pavaresia e gjyqesorit eshte nje kolone themelore e shoqerise demokratike dhe eshte, ne fakt, guri i themelit mbi te cilin ndertohen shoqerite demokratike. Nje gjyqesor i pavarur i trajton te gjithe qytetaret te barabarte perpara ligjit dhe kerkon qe te gjithe qytetaret t'i binden ligjit. Asnje institucion politik nuk mund te marre persiper apo te nderhyje ne pavaresine e gjyqesorit dhe funksionet te cilat ai eshte modeluar qe te kryeje. Askush, absolutisht askush, nuk eshte permbi ligjin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›