E Diel, 1 Nëntor 2026

Efekti i fushates Civici Te mos cenohet biznesi

Asnjë politikan apo forcë politike nuk ka të drejtë të ndikojë në klimën e biznesit dhe ekonomisë. Duke parë konfliktet e fundit politike si dhe lidhjen e fortë që ka ekonomia me situatat politike, ekspertë të ekonomisë kërkojnë që të gjithë të ndihmojnë në ecjen përpara të investimeve dhe zhvillimit të vendit.

“Ka një tendencë të rritjes së kursimeve dhe uljes së konsumit. Natyrisht, përveç shumë faktorëve që lidhen me krizën dhe mjedisin e përditshëm, mënyrën si po zhvillohet ekonomia dhe financa, ndikim direkt ka dhe klima e acaruar politike për familjet shqiptare kur janë konsumatorë, por dhe për bizneset. Pas 20 vjet periudhe tranzicioni besoj se duhet ta kishim kaluar këtë fazë” thotë  Adrian Civici.

Ende nuk mund të flitet në shifra të sakta për efektet që zgjedhjet kanë në investime, në konsum dhe tregues të tjerë të ekonomisë. Gjithsesi, tradicionalisht, para ccdo periudhe zgjedhore të gjithë ndiejnë një pasiguri si të bizneset ashtu dhe te qytetarët.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›