E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet shqetesojne BSH Do rriten edhe me teper

Rritja e çmimeve të mallrave të konsumit ngele shqetësimi kryesor për Bankën e Shqipërisë dhe ekonominë e vendit. Në raportin më të fundit të bankës qendrore, ku jepen detaje për zhvillimet e tre muajve të parë të këtij viti vihet theksi në normën e inflacionit, që është në kufirin më të lartë të synuar.

Në analizën e bërë, thuhet se inflacioni mesatar vjetor nga muaji janar deri në fund të marsit ishte 4 për qind. Inflacioni gjatë 2011 rezulton të jetë 0.9 pikë përqindje më i lartë se i njëjti tremujor i vitit 2010, çka dhe tregon efektet e rritjes së çmimeve në ekonomi.

Banka e Shqipërisë, në raportin e Politikës Monetare thekson se çmimet e prodhimeve bujqësore, në tregjet vendase dhe botërore dhe ato të mallrave kryesore kanë dhënë ndikimin kryesor në normën e inflacionit. Një tjetër ndikim në inflacion ka qenë sipas Bankës qëndore dhe ndërmarrja e disa masave fiskale.

Në analizën për çmimet, bëhet me dije se mund të kemi efekte të mëtejshme në një raund të dytë, që kryesisht pritet të vijnë nga rritja e akcizave dhe mallrat e importit. 4.5 për qind ishte inflacioni në muajin shkurt dhe 4.3 në mars.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›