E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranat e padukshme

Ju mbase prisni tju flas per zgjedhjet e 8 majit por une dua tju flas per nje liber. Jo se nuk me intereson Tirana dhe vota qe do te hedhe qyteti. Por nje jave para zgjedhjeve do te doja qe tjua lexoj Tiranen permes nje libri.

Qytetet e padukshme i Italo Kalvinos eshte libri qe marr me me qejf se cdo tjeter ne dore. Kohe me pare duke lexuar nje artikull te Ardian Vehbiut kuptova qe te gjithe perjetojme te njejten gje kur lexojme kete liber - te tere ne gjejme qytetin tone aty brenda.

Edhe Tirana juaj eshte padyshim lexohet padyshiiim ne njerin nga ato qytetet e padukshme qe Marko Polo ia tregon Kublai Khanit.
Mua te gjitha ato qytete me kujtojne Tiranen.

MARKO POLO

Kryetaret e Medhenj njihen prej njerezve qe zgjedhin per te mbajtur prane keshilltare qe i ndihmojne te zgjerojne vizionin e vet per boten. Tony Blair keshillohej nga sociologu Anthony Giddens Bushi i ri nga autori gazetari dhe botuesi Marvin Olasky Bill Klinton nga politologu David Osborne apo dhe nga guruja i mjekesise Deepak Chopra. Obama nga strategu i shkencave politike Zbigniew Brzezinski Berluskoni nga... sekseri i prostitutave Giuseppe Spinelli.

E permenda Berluskonin sepse lideret e medhenj qofshin dhe Kryetare Bashkish njihen nga njerezit qe mbajne rrotull vetes.
Tek libri i Calvinos Qytetet e Padukshme Marko Polo udhetari me i madh i boteve te njohura e te panjohura ne ate kohe ulet dhe i rrefen Khanit te madh te Mongoleve per qytetet qe kishte pare ne udhetimet e veta. Kublai Khan nuk kishte pare vete asnje qytet. Prandaj i duhej ky udhetar qe ti tregonte ate cka Khani nuk kish mundur ta shihte. Khani - Kryetari i madh i Bashkise se Mongoleve - degjonte rrefimet e udhetarit dhe ndertonte ne koken e vet nje qytet te persosur.

TIRANA KA PRBALL SHKRETTIRN

do qytet i atij tregon Polo e merr trajten e vet nga shkretetira se ciles i kundervihet. Ne mund te ndertojme nje Tirane te pasur por perballe saj do te gjendet perhere Kamza. Tirana - sado te perpiqemi ne - do te reflektoje perhere pamjen e Kamzes. Ose te Babrruse. Ose te komunes Dajt.

Qytetet e marrin formen e vet nga shkretetira qe kane perpara. Fieri merr formen e Levanit Gjirokastra te Lazaratit Shkodra te fushes se druve Durresi te Shijakut.

TIRANA KA QEN DIKUR E VJETR

Ne kartolina ne foto ngjyre kafe te varura neper ca pak lokale te ndertuara nga arkitekte prej verteti here per snob e here per mall mund te hasesh Tiranen e vjeter. Tirana e vjeter me kafe Kursalin me hotel Internacionalin me Bashkine me Pazarin e Vjeter me Sahatin... me Shallvaret.

Tirana e re qe po na ndertojne prej gjysme shekulli e ketej nuk ka asnje lidhje me ate te vjetren. Vertet Tirana e sotme ngrihet ne te njejtin vend ku ka qene e vjetra dhe ka te njejtin emer por keto te dyja nuk kane komunikuar kurre.

Ai i vjetri ishte nje qytet tjeter e qe rastesisht quhej Tirane. Ai i vjetri eshte Tirana qe une dal ne dritare dhe e enderroj ndonjehere kur bie mbremja.

TIRANA ME KULLA

Qytetet ngjajne nganjehere me qenie qe marrin fryme e qe zhvillohen me forma te cuditshme. Ka qytete qe shtrihen anash. Ka qytete qe zhvillohet per lart.
Tirana mua me duket nje qytet qe fryhet nga brenda vetes. Si nje njeri te cilit nuk i rritet dot me barku sa here qe ha por qe fillon e i fryhet nga brenda.

Tirana po rritet per lart meqe duam te jetojme te tere ne Qender. Sa me lart qe shkojme aq me stresuese behet jeta poshte. Ne cdo tavoline ku je ulur perpiqu te imagjinosh sa njerez gjenden ne ate cast siper teje. Dhe ndoshta rezultati nuk do te te pelqeje.

TIRANA SI MUND T ISHTE

Njeriu qe udheton jashte ne cdo qytet te huaj i vijne perngjasime te nje qyteti shqiptar.
Neper bote gjenden plot qytete qe mund te kishin qene qyteti yt. Ajo cfare qyteti mund te ishte bere po nuk u be.

Ohri eshte ajo cfare Pogradeci mund te ish Budva eshte Himara ajo qe mund te ishte bere por nuk u be. Himara mbetet Kandahari yne me nje Mulla Bollano ne shpellen e Pirateve.

Po Tiranen a e keni gjetur kund Cili qytet mund te ishte Tirana Islamabadi Apo Kalkuta

TIRANA PLOT DSHIRA

Deshirat kane formen e Qytetit. Po te na pyesin si do e donim Tiranen pas ca kohesh do themi ja keshtu sic eshte. Do na kene bindur qe ne keshtu e kemi dashur. Ne fakt cdo moster qe po ndertohet e ka ndertuar njeri nga ne babai i dikujt burri i dikujt miku i dikujt tjeter.

Deshirat se si mund te ishte ky qytet shume shpejt do te zhduken. Do vije nje kohe dhe ne do deshirojme kete qytet te shemtuar sic eshte pa kujtese. Fundja deshirat ose ia dalin ta fshijne qytetin ose jane fshire prej tij.

KUJTESA N TIRAN

Qytetet shkembejne kujtesen. Im Ate Donte Adolfin - ajo eshte Shkodra sic nuk e kam pare sic e kam lexuar. Tirana eshte Nentori i nje Kryeqyteti.

Njerezit qe vijne ne Tirane nuk shkembejne me kujtese. Te huajt na flasin per qytetet e tyre e ne u tregojme muhabete Facebooku. Ata na flasin per mrekullite e Iranit ne u flasim per zgjedhjet. Ne kemi harruar te shkembejme kujtesen e qytetit tone me te tjeret.
Kafja e Madhe per ne nuk ka pas ekzistuar kurre dhe pas pak kohesh nuk do kete me asnje deshmitar te gjalle per ta treguar.

QYTETET DHE SHENJAT

do shenje apo forme na flet per kete qytet ku jetojme. Nje piramide 2 kulla binjake nje burre me kale. Qytetet mund te kuptohen permes simboleve e shenjave te shkruara mbi to. Lavazho lavazho lavazho. Kur dalim nga Tirana edhe rete kane forma kalamajsh te vegjel me pompe ne dore qe lajne makina neper lavazho.

TIRANA E NDRRAVE

Ne tregimet e veta Marko Polo i tregon Kublai Khanit per nje qytet qe u ndertua sipas endrres se atyre qe ndiqnin nje grua. Ngriten nje qytet me rruget qe secili kishte pare ne enderr. Nuk ka djale te rritur ne Tirane qe nuk ka ndjekur nje vajze sa dilte nga gjimnazi Qemal Stafa per ta pare ku e merr autobusin tani marrin makinen e dashnorit per te zbuluar ku e ka shtepine per ti dale para rastesisht ne mengjes...

Po ata qe ndertuan kete qytet italianet ruset kinezet... kapitalistet e demokracise cfare te kene qene duke ndjekur Me ngjan sikur kane qene duke ndjekur here nje mace here nje femer me perce qe nuk dinte nga i hidhte kembet e here Ali Baben me 40 hajdute.

UN FLAS/TI FLET/TIRANA NUK FLET

Ky qe jetojme po kthehet me shpejtesi ne qytetin ku njerezit nuk flasin me vetem shihen. Akoma ka vende si p.sh. ne autobus ose ne tregun e ameve ku njerezit shkembejne dy-tre fjale. Por pak nga pak keta njerez do te zevendesohen nga ne njerezit qe shihemi po nuk flasim. Ne qe nuk njohim me as komshinjte tane.
Ne qe shohim nje femer qe dhunohet ne rruge e mbyllim gojen. Ne qytetaret moderne shurdhe.

TIRANA DEMOGRAFIKE

Kur merziten e lodhen nga qyteti i tyre njerezit nderrojne qytet. Kush merzitet nga Lushnja shkon ne Tirane kush merzitet nga Kavaja vjen ne Tirane kush merzitet nga Himara iken ne Vlore e me pas ne Tirane. Ne fund perfundojne te tere ne Tirane pa e kuptuar qe eshte i njejti qytet me ate qe kane lene pas.

Qytetet tona te Enverit kishin te njejten fytyre te shemtuar. Qytetet tona sot kane te njejten fytyre te shemtuar ate te King Kongut. Asnje qytet nuk dallon prej tjetrit. Eja sa te duash ne Tirane Eja ne Selite dhe zere se je akoma ne Kavaje. Eja ne Sauk dhe zere se je ne Kala te Dodes.

TIRANA FIFTY-FIFTY

Tiranen mund ta ndajme ne dy gjysma. Nje gjysme lart e nje gjysme poshte. Nese ecim me koken lart - shohim gjysmen siper - vetem celik beton dhe xham. Shumica prej nesh me barren e madhe te halleve ne kurriz shohin poshte gjysmen tjeter - ne rruge bredhin klube dhe makina. Ne qe ecim me syte perdhe shohim qese moltosh bileta lotarie te pavlefshme fara luledielli peshtymat e atyre qe kane kaluar perpara bishta cigaresh gozhde... Dhe pluhur shume pluhur Po takuat njeri qe sheh qiellin ne Tirane me thoni.

TIRANA E BREZAVE

Ne qytetin tone nder shekuj luhen te njejtat role. Thuhen te njejtat batuta te njejtat premtime. Vetem theksi ndryshon. Brezat ne Tirane nderrohen por rolet mbeten. Per aq sa ky qytet mban mend eshte gjithmone nje kryetar qe eliminon kundershtaret. Jane gjithmone ca cakej qe copetojne pronat. Jane perhere ata qe thone akuza eshte politike. Dhe paradoksalisht gjendet perhere nje turme e verber qe bredh neper rruge duke ulerire me flamuj ne duar Duam Baben

QYTETI NGA PARA E NGA PAS

Kur zbret Qafe Krraben pas disa dhjetera kthesash para teje shfaqet qyteti. Nga dritat te duket nje qytet i shkelqyeshem nga pallatet me ngjyra te duket nje qytet i gezueshem. Por sa merr kthesen e nje pallati futesh ne oborre te shemtuara ne kuba banimi te mjeruar me makina qe parkojne mbi shkurre mes teneqeshe hekurash te ndryshkur. Ky qytet nuk ka shume faqe. Ka vetem 2. Dy faqe ne kurriz te njera-tjetres qe nuk e shohin kurre njera-tjetren. Vizitoret shohin faqen jashte. Por ne qe jetojme perjetesisht ketu shohim me shume faqen brenda.

RIVERSIDE DRIVE

Sado ankohem shpesh gjej dicka befasuese ne Tirane. Ne Akademine e Arteve po jepet edhe kete fundjave pjesa Riverside Drive e shkruar nga Woody Allen e me regji te Milto Kutalit. Kjo mund te jete fundjava e fundit qe shfaqja jepet. E diela e fundit. Riverside Drive eshte e shkruar mrekullisht nga Woody Allen dhe e luajtur ne menyre te jashtezakonshme nga Gaz Gjoka se bashku me Arben Derhemin. Regjia e Milto Kutalit eshte bazuar mbi nje skenografi minimaliste por shume funksionale.

Kjo eshte pa dyshim lexohet padyshiiim shfaqja me e mire e sezonit per mua ne nje skene teatri. Nese doni qe per 80 minuta te ndjeheni ne Nju Jork e jo ne Tirane nese doni te enderroni me yje e jo me kulla te shtrembeta mbi koke ky eshte vendi ku mundeni.

ATA Q NUK JETOJN N TIRAN

Tirana eshte nje qytet qe sado te ecesh neper te ti nuk e kupton nese je brenda apo jashte qytetit. Ka vazhdimisht njerez neper rruge qe merren me gjera por nese i pyet ku eshte qyteti ata nuk e dine.

Taksixhiu im i preferuar punon rrugeve te Tiranes fle diku ne Selite ne darke... por realisht ai nuk jeton ne Tirane. Ai nuk jeton ne kuptimin qe mund te jetohet nje qytet. Mund te pyesesh njerezit se ku eshte Qyteti ku jetohet.

- Ne vijme ketu vetem per te punuar thone disa. - Ne vijme ketu ne darke vec per te fjetur thone disa te tjere. - Po Qyteti kembengul ti qyteti ai qe jeton Qyteti qe jeton... - Ate nuk e di askush.

TIRANA IME

Duke degjuar tregimet e Marko Polos Kublai Khan reflektonte mbi qytetet mbi rregullat fale te cilave qytetet lindin lulezojne e marrin forme mbi rendin e padukshem qe i mban ato mbi toke.

Ne nuk kemi per te pasur kurre nje Kublai Kahn i cili te rrije ne maje te Dajtit duke enderruar per kete qytet teksa degjon keshillat e nje udhetari idealist. Khanet tane e kane humbur idealizmin dhe keshilltaret e tyre jane seksere metrash/katrore. Nuk ka rendesi se cfare thone cfare premtojne. Genjeshtra nuk rri te fjalet por tek gjerat.

Ne e kemi ngritur bashke kete ferr ku jetojme - thote Italo Calvino per Tiranen.
Ka dy rruge. E para eshte e lehte per te gjithe te pranosh ferrin e te behesh pjese e tij deri ne ate pike sa te mos e dallosh me.

E dyta eshte e rrezikshme dhe lyp vigjilence e kuptueshmeri te vazhduar te kerkosh dhe te dish te njohesh cfare nuk eshte ferr ne mes te ketij ferri dhe ta besh te rezistoje. Ti japesh hapesire.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›