Makiaveli dhe Princi
Nje veshtrim ne thellesi mbi ngjarjet e 21 Janarit per vrasjen e kater personave te pafajshem nga Berisha e Basha
Tremujori i pare i ketij viti ishte me plot ngjarje te trishtueshme e tragjike ngjarje te cilat si per cudi tashme ne Shqiperi nuk po zbardhen por zvarriten dhe frenohen ndoshta me shpresen se do mund te zbehen e do te harrohen vetekuptohet nga autoret dhe bashkeautoret. Ai qe mundohet te harroj te mbuloj apo te tjetersoj krimin eshte pa dyshim dora vete autori i tyre.
Padyshim qe vrasjet e 21 janarit jane akti me kriminal dhe i paster i bere nga z.Sali Berisha qe nga viti 1991 e ketej ne morine e krimeve te tjera e qe nuk eshte rasti per ti permendur ne kete shkrim.
Do parashtroj e do komentoj disa arsyetime personale rreth ketij krimi te paster shteteror te rralle e te papare ne Europen demokratike qe nga koha e Musolinit dhe Hitlerit. Qellimi im nuk eshte fort per te bindur shqiptaret e Shqiperise por me shume keta te disapores qe jo rralle here me habisin me naivitetin e tyre duke me bere pyetje dhe derguar shkrime per shpjegime ma profesionale.
Paraprakisht i kerkoj ndjese lexuesit per ndonje zgjatje e per disa detaje profesionale qe per mua kane nevoje te njihen nga te gjithe perpara se te krijojne nje ide sa me te sakte dhe mos ma keq te kapen e ti besojne aksionit demagogjik e genjeshtar qe megjithese i gatuar trashe- trashe nga Sali Berisha arrin te denigroje naivet e te krijoje coroditje sadoqe problemi eshte fare i qarte.
Fshati qe duket sdo kallauz thonim heret kur ishim pak ma te mencur me sa duket dhe shume ma te paster. Para se ta filloj interpretimin e ngjarjes se pare ne fjale do i kujtoj lexuesit nje thenie si formule qe e lexojne ne te gjitha fillimet e teksteve te kriminologjise krimi perfekt nuk ekziston.
Edhe ne raste krimesh shume- shume te menduara syri i mprehet i hetuesit ekspert ne kriminologji din te kapi gjithmone nje detaj ose te interpretoj nje veprim qe ne studim te tcilit kthehet ne nje prove te pakundershtueshme. Te tilla ne rastin e 21 Janarit ka plote. Provat direkte apo indirekte te zbuluara e te parashtruara qartesisht nuk te lene mundesine te behen as spekullime as interpretime diametralisht te kunderta sic eshte tendenca aktuale.
Jo rralle here provat indirekte qe gjithmone si numer jane shume here me te medha sesa provat direkte behen shpesh me bindese dhe me te fuqishme mbasi permbajne ne vetvete shpjegimin dhe motivimin e fajesise se kriminelit bazuar edhe mbi arsyetimin e castit veprues situaten mendore gjendjen psikologjike para dhe pas krimit. Per nje ekspert me eksperience cdo send gjurme fjale arsyetim gjendje kthehet ne nje prove me vlere akuzuese dhe bindese.
Tragjedia e Gerdecit ishte nje aksident tragjik qe zbuloi nje krim makaber shteteror ku fatkeqesisht u vrane 26 vete ndersa me 21 Janar kemi kater krime qe jane vrasje me urdher per te Vrare dhe fatkeqesisht jo per shkelje ligji as per vetembrojtje. U vrane keta njerez qe per fatin e tyre te keq me menyren e kryerjes se vrasjes provon pafajesine e tyre. E thene shkurt menyra si u vrane provon qarte se jane vrare fare pafajshmerisht.
Praktikisht viktimat fatkeqe u vrane sepse pikerisht ne momentin fatal qe vrasesi Llupo merrte shenje mbi ata pikerisht ne ate cast ata ishin ne gjendje statike te palevizur mbi rreth pese sekonda. E tepert te shtoj se ishin shume larg gardheve zonave e kangjellave te gjoja rregulloreve te mbrojtjes sic na kendoi Kryeministri midis te tjerash te koduara me zona ABC etj....
Ka norma te koduara me imtesi te studiuara nga specialiste per sa i perket menyres dhe efektit te goditjes me arme. Ato qe kane bere shkolle per keto pune i njohin mire keto norma ushtarake apo kriminalistike. Te vrasesh nje njeri nuk eshte pune e kollajte. Ata qe kane marre pjese ne lufte e dine shume mire kete veprim. Aq sa kollaj vritet njeriu aksidentalisht aq me veshtiresi vritet ne lufte apo ne aksion.
Si ne cdo gje edhe ne kete veprim kryesore mbetet shkollimi specifik dhe eksperienca e madhe. Normalisht nje qites detyre apo qites elite profesional duhet te stervitet rreth 25-30 e ma teper ore ne jave. Kuptohet thjeshte qe nje njeri i pa levizur qellohet shume me lehte sesa nje njeri ne dinamike. Ja disa te dhena qe me jane ngulitur ne mendje edhe sot qe shkruaj.
Njeriun ne pa levizje nje qites mesatar i stervitur e merr ne shenje per 3-5 sekonda duke e qelluar per vdekje. Rasti kur nje njeri vrapon me ritem te rregullt dhe ne nje drejtim po ky qites e merr ne shenje per afersisht 7-10 sekonda ndersa nje njeri qe leviz ne menyre te crregullt qe ta marresh ne shenje per ta vrare per vdekje duhet ta shoqerosh per rreth 15 - 20 sekonda pa marre fryme qe te arrish te sinkronizohesh duke shoqeruar levizjen e viktimes dhe ne momentin e perputhjes se gjithe ketij kombinimi intuite eksperience e dijesh te terheqesh kembezen. Ky rast kerkon vec stervitjes dhe talent te vecante prandaj dhe plagosja me vrasjen jane ne perpjesetim 70 me 30 bazuar ne statistika serioze kriminologjike.
Duke pare filmimet ska si te mos beje pershtypje vrasja e Veizit. Fatkeqi duke qene edhe disa metra larg portes e jashte territorit as nuk i ka vajtur mendja qe syri dhe dora vrastare e kriminelit Llupo e selektoi si me te kollajshem per ta vrare. Dhe e vrau.
Kriminelit Llupo ia ka lehtesuar marrjen ne shenje edhe dera e zeze e hapur e cila ishte po ashtu statike dhe nga pozicioni i vrasesit ishte paralel me Veizin e gjore ne projeksion fare afer tij si te thuash e orientoi me mire per ta vene ne shenje. E them kete sepse nje njeri qofte statik e merr me kollaj ne shenje kur eshte afer nje objekti po statik paralel me te dhe me ngjyre dalluese me mire sesa kur viktima eshte krejt vetem ose i rrethuar nga objekte te levizshme.
Ne procesin e qitjes pamja anesore orbitale ndihmon orientimin e pamjes kryesore. Po te ishte fjala per te mbrojtur territorin brenda kangjellave krimineli Llupo duhet te kishte qelluar nje djale te ri qe nga levizjet aktive duhej te ishte rreth 20 vjec. Ky djale trim dhe koke krisur sic e kemi pare shume here qellonte me gure vrasesin Llupo.
Duel teper i frikshem. Llupo me skafander komplete dhe me nje automatik Pb5 - 9 mm dhe perballe tij i ziu djale e qellonte me gure rreth 20 meter larg. Duel te themi berishian. Te ishte per te mbrojtur territorin Llupo mund ta inaktivizonte djalin e ri kokekrisur me nje bresheri te shkurter kembeve per 2 sekonda sic duhet ta kete rregullorja dikur e sic e kane rregulloret e te gjithe botes sot.
shte mjerim i demokracise se Sali Berishes modeli i vrasjeve ne 21 janar sepse edhe ne kohen e diktatures ushtaret e gardes ne Bllok kur kishte raste qe ndonje kembesor hynte ne bllok urdhri ishte qe te qellohej nga kembet fillimisht pasi ti ishte bere thirrja Ndal disa here per tu inaktivizuar.
Dhe keshtu ka ndodhur realisht ne nje rast kur dikush me biciklete hyri ne bllok apo edhe kur nje nate dikush si i dehur ne vjeshten e vitit 1978 tentoi te kalonte ne thellesi te bllokut. Kurse sot automatiket e gardes qellojne direkt ne trup njerezish te pafajshem.
Ketu qendron e fshehta e problemit tone. Urdhri ishte pa dyshim Vrisni dhe jo plagosini shkelesit nga kembet etj. Ne momentin qe vrasesi Llupo shenjonte fatkeqin Veizi i cili ne ate moment po vrojtonte me duar ne xhepa - provoni duke pare videon.. numeroni me ritmin e sekondave 1-2-3-4-5 nuk do ta kaloni 4 sekondeshin Veizi shembet i vdekur. Duke qene me gjysem apo cerek profili vrasesi Llupo ka marre shenje ne gjoks. Sqarim Njeriun po ta qellosh nga perpara ballas po nuk i preke zemren apo shtyllen kurrizore nuk vdes menjehere. Madje ka shanse te jetoje po iu dha ndihma shpejt.
Ndryshon krejtesisht puna kur e qellon ne lartesine e gjoksit dhe ne profil. Ne goditjen anash majtas djathtas e anasjelltas sic thuhet brinje me brinje vdekja eshte e sigurt. Vrasja ne fjale me kujton vrasjen e Bardhok Bibes nga mirditoret. Keta veriore e mjeshter te pushkes denbabaden e dinin mire kete menyre vrasjeje.
Nishantare te klasit te pare priten e zinin gjithmone per te qelluar objektin anash. Rasti i Bardhok Bibes i qelluar brinje me brinje eshte tipik i mirditoreve. I shoqeruar nga dy shoke te tjere kemi shkuar e kemi marre e transportuar trupin e te vrarit. Ai ishte qelluar mbi 700 hapa larg vetem me nje plumb dhe ne prite gjetem vetem nje gezhoje e disa bishta cigaresh te dredhur.
Plumbi i kish pershkuar mushkerite zemren pa asnje lloj shprese shpetimi. Vrasja e Veizit me duket shume analoge por shume- shume me afer dhe mjerisht shume me e kollajshme per tu realizuar. Ne kete rast perjashtohet cdo mundesi per ta paraqitur si nje vrasje rastesore.
Vrasja e Hekuranit ka ndodhur gjithashtu qellimisht. Ky grup njerezish te hipur mbi nje tavoline se bashku me nje kamera u qellua ne drejtim koke as per tu plagosur as per tu trembur. Me rikoshete e pa rikoshete kemi nje qitje me objektiv per te vrare kjo eshte e qarte. Ndersa njeriu i qelluar me plumb ne koke eshte 99 i destinuar qe te vdese sidomos me plumb pushke apo automatiku 9 mm.
Gjate periudhes se luftes kurre nuk kam pare ose degjuar qe nje njeri te goditet nga nje plumb ne koke e te shpetoje. Njoh vetem nje rast qe per kuriozitet vlen te permendet. Ne nje aksion sulmi partizani dhe atentatori Safet Kurti i ngritur ne kembe me automatik ne dore duke bertitur te famshmen thirrje luftarake Para partizane.
Pa mbyllur gojen nje plumb i hyn drejt ne goje duke mos i prekur per fatin e tij shtyllen kurrizore por afersisht 1-1.5 cm larg vertebres se qafes. Safetin e kujtuam te vdekur kur e pame rastesisht te rene permbys qe villte gjak. E mbartem ne krahe dhe e lame ne Peze ne nje baze tonen ne nje familje fshataresh me aspak shprese shpetimi.
Fshataret e mjekuan me mjalte e me duhan e ai shpetoi per mrekulli. Flitej per nje rast tjeter kur nje partizan kishte marre nje plumb ne balle pak siper dhe qe plumbi i kishte dale ne anen tjeter duke i kaluar permes dy hemisferave trunore pa i demtuar gje. Edhe ai shpetoi nga kjo por u vra me pas nga nje plumb qorr pak para clirimit.
Dy vrasjet e tjera te 21 janarit jane kryer me plumb ne koke. Kam ndjekur si te gjithe gjendjen ne koma te Aleksit i cili u dergua mbas kaq ditesh per tu kuruar ne Turqi. Te kishte pasur vertete shprese per tu operuar dhe kjo ne konsulte me specialiste merr nje mundesi probabiliteti pergjigjeje pothuaj 100 te sakte me mundesite diagnostike me aparat MRI dhe CT scaner te trurit e te kokes atehere Qeveria e dhimbsur per qytetaret e saj mund te sillte me urgjence nje specialist te mirefillte nga jashte si solli Berisha ne rastin e Kosta Trebickes ose e dergonte menjehere te semurin ne nje klinike te specializuar. Por te mos harrojme se kemi edhe ne specialiste te afte si Petrela me koleget e tij etj.
Te kish qene fjala larg qofte per ndonje si gjeneralet tane Ndre Preni apo Ahmet Burgaj do ishin derguar me helikoptere qe ate nate. Por protestuesi opozitar buletini mjekesor i te cilit raportohej ne televizor nga disa mjeke ushtarake qe per keqardhjen e shikuesve e te pacienteve ishin me pamje qoftexhinjsh u dergua pas disa ditesh ne Turqi. Shtet me dashuri te madhe per Qeverine tone e sidomos per kryeministrin e saj S. Berisha.
E ne keto rrethana nderrimi i plumbit mund te behej me kollajlluk rezultati nje vdekje me pak. Nuk duhet harruar se ka shume mundesi qe edhe kalibra te njejte tu perkasin armeve me marka te ndryshme.
Pyes perse duhet te hetohet rasti ne Turqi ne kundershtim me te gjitha normat ligjore te vendit e ato nderkombetare Perse perdhoset deri ne kete fare feje institucioni shqiptar i hetimit
Persa u perket armeve problemi ne Shqiperi mund te komplikohet se tepermi per ekspertizat qofshin dhe amerikane. Numri i armeve dhe llojshmeria e tyre ne nje vend si i yni me gjithe ato pushtime ushtri e armatime eshte tejet i ngaterruar. Vetem kur kujtoj armet qe kishim ne bodrumet e Ministrise se Brendshme them se mund te mbusheshin disa muze gjigande.
Gjithfaresoj pushkesh automatike revole pistoleta te te gjitha kalibrave e te te gjitha markave. Arme te rralla qe nga koha e Turqise austriake te kohes se Zogut gjermane ruse kineze amerikane britanike pa fund. Me gjithe asgjesimet dhe groposjet e herepashershme kishte ngelur nje thesar i vertete per amatoret dhe te apasionuarit.
Nuk mungonin pushket me dylbi pushket snajper gjermane ruse kineze zvicerane franceze. Sigurisht te qelluar nga tarraca dy vrasjet e tjera jane bere me keto arme te precizionit te larte. Te tilla kemi pasur boll. Une kam informacion te besueshem se armet e stokuara ne bodrumet e MPB nuk jane prekur ne vitet 1996-1997.
Kam dijeni te plote per mirembajtjen e tyre pasi njeriu i posacem qe merrej me to shef arcani me konsultonte gjithmone per menyren e trajtimit te tyre me detaje. Kur gjenerali Zhukov erdhi per vizite ne Shqiperi ai beri shume dhurata. Vec dylbive cilesore ruse aparateve fotografike dhuroi edhe kater pushke gjysem automatike me dylbi te nje precizioni te jashtezakonshem fabrikacion sovjetik i vitit 1938 ne kuti te zeza me kadife te kuqe dhe sic pohoi vet Zhukovi ne nje darke ne Pallatin e Brigadave.
Me po te njejtet modele snajperet sovjetiket i kishin bere gjemen gjermaneve gjate luftes. Me snajper ishin vrare rreth 800 ushtare gjerman. Ai na tha se nje arme e tille identike i ishte dhuruar vet Stalinit ne nje kongres ne vitin 1938. Me vone erdhen te porositura nga Gjermania Lindore arme te precizionit te larte akoma me te sofistikuara e vecanerisht mjaft me te bukura te prodhuara ne qytetin e njohur boterisht per prodhime te tilla SUHL se bashku me ciftet e famshme MERKEL nga e njejta fabrike.
E gjithe Byroja posedonte cifte te markes SUHL-MERKEL. Po ashtu ne numer te vogel disponojme arme snajper te mrekullueshme cekosllovake C.Z. te cilat jane shume te ngjashme me austriaket. Te kuptohemi per shkak te cmimit shume te larte blerja e ketyre ishte ne numer 2-3 arme ne cdo rast. Keto arme ndodhen te disponueshme diku ne depo te vecanta nuk kane humbur.
Jane te kalibrave te ndryshem dhe me fuqi te ndryshme. Jane afersisht e pakta 90 - 100 arme snajper te tilla pa shtuar ato kinezet. Keto sigurisht nuk jane ne regjistrat qe pasqyrojne armatimin e rregullt ushtarak te efektivit te Gardes. Ne vitet 1974 - 1975 jane blere arme te precizionit te larte akoma me te avancuara deri me lazer dhe me bateri nga Austria.
Ashtu si u blene cifte nga me te shtrenjtat ne bote ne Angli dhe pushke me dylbi prodhime te reja ne numer 4-6 cope. Disa nga keto arme i dergonim ne drejtorine e pritjes te Sterjo Gjokoreci ne rastet kur udheheqesit i perdornin per gjueti derrash dhe kaprojsh. Flas gjithmone per arme qe jane blere me pakice te paguara nga nepunes te shtetit pasi ato qe jane futur me vone duke u blere ne tregun e zi ne rruge sherbimesh te erreta per te vrare e per te mos u gjetur kurre arma nuk kam dijeni.
Deri para pak vitesh armet snajper kishin trajtim te vecante. Nxirreshin me vetem dy firma nje firme nga pergjegjesi i armatimit dhe nje firme nga vet Ministri per nje qellim te vecante dhe duhet te ktheheshin menjehere mbas mbarimit te perdorimit te perkohshem. Kur udheheqesit e larte kushdo qe te ishte i huazonin per gjueti te rende arma detyrimisht duhej te flinte ne depo nen supozimin qe mund te vidhej e mund te perdorej kunder udheheqjes.
Keto arme jane jashte regjistrave te armatimit tradicional ushtarak. Njerez te stervitur te zgjedhur dhe per nga aftesia te policise e te gardes me arme te tilla ne dore jane vetem per te vrare saktesisht e jo per te trembur apo per te plagosur. Drejtuesit e ketyre aksioneve kane autoritetin urdherues qe keto arme te mbajtura per te vrare nuk ekzistojne me emrin e askujt.
Do ishte naive per shqiptaret qe te besojne qe nga kreu i zinxhirit komandues e deri te gardisti me i thjeshte qe te gjithe te mbanin armet e standardit te regjistruara e te vrisnin me to. Armet vrastare qe kane lene gezhojat jetime besoj se nuk do te gjenden me kurre. Logjikisht ato duhet te jene zhdukur nje here e pergjithmone.
Dhe per te zhdukur armet e tilla qe kane bere vrasjet nuk perben ndonje veshtiresi te madhe madje eshte si nje loder zbavitese ustallaresh. Sidomos me shume akoma kur zinxhiri komandues ndenji i lire per tre jave i pa thirrur dot nga prokuroria gjoja nga lapsusi i flete thirrjes. Brenda kesaj kohe teper- teper te gjate zinxhiri drejtues mashtrues do thoja i drejtuar nga Ahmet Burgaj ky miniature e Ahmet Zogut Ndre Preni etj ka pasur kohe te mjaftueshme per me bere e ribere regjistra firma me zhduk armet e perdorura e me i zevendesuar me te tjera.
Me mundesite qe kane me kohen rreth 20 dite do kishin zhdukur pa veshtiresi jo revole e pushke snajper etj por edhe TOPA 180 mm do te zhduknin pa gjurme.....
Nga burime shume te besueshme mesohet se gjate protestes se 21 Janarit ka pasur gardiste te veteplagosur apo edhe qe ne momente paqendrueshmerie psikologjike kane humbur kontrollin nen presionin e urdhrit per te vrare qytetaret protestues dhe per pasoje u eshte shkrepur arma pavullnetshem pergjate tentativave per te mos zbatuar urdhrin. Prandaj jane bere trajtime mjekesore brenda nderteses se Kryeministrise.
Kjo beri qe te flitej nga kryeministri Berisha per gardiste te plagosur prej demonstruesve. Prandaj kishte plumba brenda Kryeministrise por nuk kishte xhama te thyer ne dritaret prej goditjeve nga jashte nderteses se Kryeministrise. Ky ishte skenari i pare i pergatitur nga Berisha per te akuzuar demonstruesit por qe ndryshoi shpejt nga rrethanat e reja te oreve te mevonshme e diteve ne vazhdim.
Kur deputeti Hoxha ne krah te Eduard Halimit ne komisionin parlamentar e pyeti gjeneralin Ndre Preni se a kishte te plagosur me arme zjarri nga ana e gardisteve Preni teper i ngurosur sikur te kishte gelltitur okllaine nuk iu pergjigj pyetjes. Deputeti e perseriti prape pyetjen a kishte te plagosur me arme zjarri nga ana e Policise dhe Gardes. Preni rrinte si i ngrire pa asnje pergjigje.
Dikush deshi ta perserise pyetjen por Halimi me nje gjest te dores e nderpreu pyetjen teper te bezdisshme. Kjo ishte me se e qarte se Preni kishte skenarin e ri ndersa deputeti Hoxha pyeste me skenarin e vjeter. Me sa duket zinxhiri mashtrues e kishte pare te arsyeshme te hiqnin dore nga Shakaja e Pucit mjerisht.
Te kthehemi te problemi i vrasjes se pare akoma pa u pare kaseta e famshme filmike e vrasjes se Veizit. Ndoqa deklaraten e mjekut ushtarak Sami Koceku ku me njohurite e nje eksperti dallova menjehere genjeshtren fatale. Kjo genjeshter per nje ekspert mjafton per te sherbyer si filli i Arianes ne mitologjine greke qe te te shpjere direkt te Minotauri yne gjysem njeri e gjysem kafshe kriminele.
Sic e kemi pare dhe ripare mjeku Koceku shpjegoi se vrasja eshte shkaktuar nga nje plumb teper i vogel qe ka vetem nje hyrje ne trup pa dalje. Gje qe presupozon se fatkeqi eshte qelluar nga fare afer mbasi nga kurora e djegies rreth vrimes se plumbit verteton qe distanca e qitjes eshte rreth 1 m - 1 20 m. ka do te thote me fjale te tjera se eshte qelluar nga vete demonstruesit d.m.th nje krim i qellimte per te akuzuar me vone demonstruesit. Atkohe nuk dihej akoma ekzistenca e Kasetes Shpetimtare. Ate nate mendja e semure e kryeministrit nuk mendonte gjate ekspertiza nga tanet e te huaj etj.
E verteta dhe genjeshtra e paster per te fshehur krimin Ekzistojne pistoleta te vogla te quajtura pistoleta grash. Fillojne nga kalibri 6.25 mm dhe ka 6 ose 5 plumba dhe nje dore e madhe e mbeshtjelle plotesisht. Tyta e saj eshte 6 cm e gjate doza e barutit eshte 0.1 gram. Kjo pistolete mund te vrase ne distance fare afer 20-40 cm maksimumi.
Me tutje ska as force dhe as precizion tyta e shkurter por zhurmen e bene shume te madhe. Kjo lloj arme grash nuk ben pjese ne asnje armatim profesional si te ne ashtu edhe ne asnje armatim profesional te botes. Ne depon tone te MPB as atehere as tani keto pistoleta nuk ishin e nuk jane te regjistruara dhe kryesisht jane markat Beretta alther Herstal Broening C.Z.. Kane dekoracione shume terheqese me zedef fildish e te kromuara.
Nje kaliber paksa me i madh 7.65 mm eshte minimali i pranueshem ne ushtri. Oficeret gjermane kishin te tille per ne qytet jo per ne lufte. Hitleri vet eshte vetevrare me nje kaliber 7.65 mm te markes alter. Keto te dhena sic merret me mend jane pak me profesionale dhe nuk ka si ti dije as kryeministri kardiolog e as mjeku Koceku patolog.
Pra ketu qendron genjeshtra kriminale Unaza e kuqe e flakes se barutit nga distanca e afert qe te dy doktoret e shpjeguan me kaq bindje e siguri ekzistuese qe ishte gjoja e pranishme ne trupin e te vrarit sikur ky te ishte qelluar nga shume afer por detyrimisht duhej te ishte lakuriq i zbuluar ne pjesen e qelluar.
Pra praktikisht me kraharor lakuriq si ne plazh ose ne shtepi ne nje stine vere e vape te forte e jo ne mes te janarit. Insistoj se mjeku ushtarak nuk ka pare asnje shenje flake nga minipistoleta e sajuar me fantazi e as ai vete skishte si ta shpikte. Shpikje me zarar kjo qe te shpie direkt ne banken e te akuzuarve. Po te kishte drejtesi ne kodin penal perpjekja per te fshehur krimin quhet bashkefajesi kriminale.
Te dhenat e kesaj mini pistolete jane sugjeruar nga nje gjysem profesionist supozoj i Gardes e kane shkuar te mjeku Koceku. Kush i kerkoi keto te dhena me kaq urgjence dhe qe me po kaq urgjence e nxitim u dhane ne TV Sigurisht pa asnje medyshje nga vrasesit. Kujt i vajti mendja dhe kishte kurajon qe te krijonte kete krim te dyte po aq me peshe sa vrasja vete
Kete kompetence dhe kurajo per kete veprim te dyte mjeran te ndyre e shume te denueshem e kishin vetem dy vete Kryeministri dhe Ministri i puneve te brendshme. Vetekuptohet urdheruesit e vrasjeve per ti mbuluar ato. Madje po ate nate Kryeministri ne delirin e panikut deklaroi me sinqeritet se kjo arme nuk eshte ne pajisjen e ushtarakeve tane.
Shume qesharake per nje njohes. Njesoj si te thuash llastikat ose pengallot me gure nuk jane pjese e armatimit ushtarak. Per ta perforcuar alibine e tij shtoi se keto arme mund te ishin me silenciatore. Akoma kjo nje e pamundur tjeter mashtruese. Merreni me mend marrezine me tej kur Kryeministri shtoi se demonstruesit ishin te pajisur me stilolapsa pistolete me nga nje mikroplumb.
Ne rastin e ketyre plumbave mikro jo vetem duhet te jesh shume afer por edhe maja e plumbit te jete lyer me nje perzierje cianuri dhe mbuluar me komponent te tjere qe i rezistojne temperatures dhe qe ne kontakt me gjakun shkrijne menjehere duke paralizuar sistemin nervor te viktimes pra jeten ne 1-2 sekonda. Keto stilolapsa pistolete kryeministri i ka pare ne ekspoziten e MPB qe ndodhej perballe Vollges ku u ekspozuan armatimet e Xhevdet Mustafes.
Besoj qe i ka pare sepse ne ate kohe u zgjodhen disa kuadro partie qe ta shikonin kete ekspozite ne menyre qe te propagandonin aktivitetin armiqesor te agjenteve te imperializmit. Keto deklarata i perseriti ne Qeveri dhe Kuvend. Shpjegoi edhe per nje trajnim fizik te demonstruesve ne grupe 5-she... si ne kohen e Enverit kur trajnoheshin terroristet arabe e amerikano-latine ne shkollat e fushat e shkollave te sigurimit te Hasan Lucit. Dhe shtoi qe keto grupe pritej te furnizoheshin me arme nga nje automjet diku ne bulevard por kesaj radhe me arme te renda kallashnikove etj.skema e parapergatitur dhe e funksionuar nga ai vet Sali Berisha ne ditet qe pasuan vrasjen e Azem Hajdarit me historine e pushtimit te televizionit.
Nga i kishte marre keto te dhena kur akuzoi SHIK-u po ate nate se nuk i kishin bere asnje sinjalizim Dhe akuzoi Ramen presidentin e Kryeprokuroren per PU. Ndyu dhe gojen per habine e bashkeatdhetareve e te nderkombetareve duke e quajtur te nderuaren Kryeprokuroren e vendit te vet shoqen e vajzes se tij Argita lavire kurve.
Duke e pare shpesh here fytyren e tij gjate ketyre dy fjalimeve 21 e 22 janarit per nje specialist eshte e qarte identike gjendja e nje krimineli para dhe mbas krimit. Nga nje super eksitim imediat i trurit fly or fight nxitet prodhimi i adrenalines ne maksimum.
Fytyra e kriminelit ne 85 te rasteve skuqet rrahjet e zemres dyfishohen e ka hipertension arterial fulminant akselerimi i ideve eshte ne maksimum dhe logjika del jashte kontrollit. Si te thuash behet nje dyzim ne tru me thjeshte duket sikur ka dy njerez ne nje.
Njeri ndjek pak si nga larg degjon tjetrin sikur flet qe arsyeton e vepron kodra mbas bregut e jashte pergjegjesie dhe duke e kuptuar qe eshte gabim por qe ne asnje menyre nuk e ndalon dot. Qellimi i vetem eshte qe sa me shpejt e sa me shpejt te justifikoj te mbuloj krimin te binde te tjeret qe ska bere gje.. te tjeret jane ata qe kane bere.
Ne kete kaos patologjik te tmerrshem qe fatkeqesisht eshte prodhuar nga po ai vet me historikun e pergjakshem te ngulitur ne memorie paniku nxitet ne maksimum nga skena te ngjashme qe i kane ndodhur vrasesve e krimineleve te tjere qe jetojne gjithmone gjallerisht ne memorien e vrasesit. Ne rastin tone kryeministri Berisha padyshim qe ne ato momentet e 21 Janarit nga paniku i madh me shume i kane ardhur para syve skenat historike te ausheskut te pergjakur me kembet e perthyera dhe kravaten e kuqe te arrestimit te Milloshevicit apo vrasja e Sadatit ne Egjypt.
do individ seleksionon ngjarjet e ngjashme sipas nje riti krejt personal qe kondicionohet nga shume premisa tejet personale te perceptuara e te regjistruara ne situaten tronditese personale qe me nxitjen e pamjeve agresive te shoqeruara me derdhje te fuqishme adrenaline ne gjak coroditin arsyen drejt krimit.
Zinxhiri komandues i Gardes i cili faktikisht u kthye ne nje zinxhir mashtrues te fakteve dhe provave te drejtuar nga Makiaveli Berisha dhe Princi Basha me veprimet e kryera me shtyjne te mendoj se ne ka ndonje shprese per zbardhje me shume eshte bazuar te rastesia sesa te aftesia qe u dobesua nga zgjatja tre javore.
Duke iu referuar psikologjise mashtruese te klasit te larte ku e ka hypur kryeministri yne Qeverine dhe Politiken e tij shikojme e degjojme ndonjehere veprime kontradiktore edhe te perfaqesuesve te huaj. Sado te jene te shkolluar ambasadoret sado te kene eksperienca nga vendet e tjera sado te zgjuar e te mprehte ta kene mendjen sado te djallezuar sipas mases amerikane as amerikani e as europianet nuk mund ta marrin me mend kurre sesa te thelle e ka Pusin e Mashtrimit Sali Berisha i yne dhe Qeveria e te pandehurve te tij.
Te Berisha dhe Qeveria e tij genjeshtra mashtrimi korrupsioni sjane me TURP. Kane hyre ne nje faze te re te papare deri me sot. Ato jane bere si Puna dhe Detyra e perditshme ne nje shtet tjeter europian.
Mesuam me trishtim per vetvrasjen e djalit 22 vjecar te Myrtajt. Lexova pak komente shume pak per nje rast tejet tragjik ku fajtoret i shohim teper te lumtur neper ekrane. Nje ngjarje e tille eshte shume tronditese per mendimin e nje shoqerie demokratike. Kjo provon se vdekja dhe vrasja po behet nje gje e zakonshme nen qeverine e te pandehurve.
Ne nje kendveshtrim profesional vetvrasja ne vetvete eshte nje akt sublim kurajoz kur behet me koshience. Po perjashtoj rastin e te semurit skizofrenik. Behet edhe nga nje pleqeri qe refuzon te torturohet e te torturoje te afermit dhe sigurisht edhe nga presioni i madh i nje semundjeje te pasherueshme.
Literatura te orienton qe jashte kushteve te siper permendura vetvrasja ne perqindje te madhe rastesh permban ne vetvete nje akt hakmarrjeje. Ne tekstet e kriminologjise theksohet qe te mos injorohet kjo mundesi nga hetuesit e ngarkuar per hetim. Eshte pikerisht kjo qe ne literaturen kriminalistike ne te shumten e rasteve quhet Hakmarrja e te Pafuqishmit.
Ne rastin tone ky djale 22 vjecar i Myrtos nuk duhet te kete qene fare djale agresiv. Duhet te kete qene nje djale i zgjuar dhe me nje sensibilitet te thelle siperor. Ai nuk ishte i lindur me ADN-ne e kanunit te Leke Dukagjinit qe te gjente nje arme dore e te nisej ne Tirane per te marre hakun e babait te vrare. Presionin psikologjik per hakmarrje e ka pasur sigurisht tmerresisht te forte.
Ka qene aq i ndershem sa te mos bente nje marri e te vriste nje dikend nga fisi Berisha nji te kollajshem si e beri nje verior qe vrau dy vellezer para 3 javesh dhe shkoi u dorezua vet ne polici. E ka ditur mire dhe sigurisht ka vuajtur per ate se cfare mendojne dhe presin njerezia nga ai.
Sigurisht nga drejtesia e Berishes e vrasesit dora vete nuk kishte cte priste keshtu ky djale i mire trim vendosi ta vrase apo ndeshkoi Berishen Bashen e familjet e tyre indirekt duke vrare veten. Ky arsyetim nuk eshte i nje njeriu letrar e romantik. Por i nje eksperience personale te mjaftueshme per te interpretuar rastin ne fjale. Me keqardhje dhe dhimbje me vjen keq ta them qe djali viktime me gjasa eshte gabuar.
Basha dhe Berisha jane i nje brumi tjeter shume me teper refraktare nje brume i vecante vrastar. Ndoshta eshte me vend qe ta ilustroj kete me nje rast te ndodhur ne vitin 1982. Mbas vetevrasjes se Mehmet Shehut djali i madh i tij Vladimiri se bashku me gruan e tij Bardha dhe dy vajzat u transferuan me pune ne Gramsh.
Sigurisht jetonin te izoluar sipas orientimeve dhe nga presioni i fanatikeve. Sipas pohimeve te operativit familja jetonte me ankth te madh megjithese komshinjte ruanin nje fare respekti qe smungonin tia shprehnin sipas rasteve. Ndryshe me femijet. Femijet ne mungese te logjikes se pjekur behen shpesh shume agresive. Keshtu ndodhte qe vajzat vinin dhe te pergjakura ne shtepi nga rruga kur provonin te dilnin e te luanin me femijet e tjere.
Vladimiri si zgjidhje gjeti te niste te shoqen dhe dy vajzat ne Tirane te i ati Tano Shyti dhe vet qendroi ne Gramsh. Mbas disa kohesh u gjet i vdekur. Kishte gjetur si menyre vetevrasjeje te lidhej me korrentin e shtepise mbasi kishte zevendesuar telat e holle te siguresave te shtepise me tela bakri 1mm te trashe dyfish.
Vladimiri ishte inxhinier elektrik. Ai u gjet me dy duart e karbonizuara deri te berrylat gje qe tregon se siguresat kishin funksionuar mire. Vladimiri ishte djale i zgjuar i qete tipik midis tipit sanguin e atij flegmatik. Akti ishte i menduar plotesisht prej tij. Ai ishte shume shok me femijet e Enverit ai ishte si i shtepise te Hoxhatet. Dhe pikerisht ate e donte shume Ai. Kjo dihej nga te gjithe.
Vladimiri e ka vrare veten pikerisht per te vrare Enverin hakmarrja tipike e te pafuqishmit. Ndryshe nga Saliu dhe Luli. Enveri bile edhe Nexhmija e hekurt nuk e kaluan kollaj proven para te ciles i vuri vetevrasja e Vladimirit. Ne ato kohe tejet te trishtuara Nexhmija shpeshtoi vizitat neper familjet e Byrose dhe perseriste si ne makth po te njejten shprehje Po ai Ladi cpati Enveri skishte ndonje gje me ate.... Tregues i thelle i nje gjendje turbullie te madhe qe se fshihte dot.
Enveri qe nga vetevrasja e Vladimirit bente perdite shetitjen tradicionale por filloi te ndalej me minuta te tera para shtepise se Mehmetit. Aq sa nga drejtuesi i sigurimit te udheheqjes iu dha udhezim rojeve qe te benin sikur nuk e shikonin kur qendronte ashtu i palevizur gati- gati sikur bente homazhe perpara shtepise bosh te Mehmetit gjithnje rreth ores pese mbasdite.
Vetevrasja e Vladimirit agravoi ne menyre fulminante diabetin por sidomos ngarkesen psikologjike te tij dhe precipitoi fillimin e fundit te Enver Hoxhes e ai nuk e mori me veten asnjehere. Ky ishte mendimi yne konfidencial bazuar ne te gjitha arsyetimet e rrethanave mjekesore e politike. Shkurt Vladimiri e pagoi me jeten e tij te re aktin e hakmarrjes por ama Enverin e plagosi shume rende e e dergoi ne vdekje para kohe. Dua te them se Enveri ishte nje vrases i madh por me sa duket ka gjithnje me te keqinj sic na meson aktualiteti sot me Berishen e Bashen.
Nje sinjal i kriminalitetit te papermbajtur Berisha - Basha eshte edhe ajo ngjarja teper e trishtueshme e kryeministrit me te shoqen Liri Berisha ndaj asaj vajzes jo fort te vogel por nje derro zonjushe e cila me nje gjest te turpshem te gishtit te mesem te dores gjest burrash dhe horrash qe kishte provokuar nje demonstrues e qe ai per ndeshkim i kishte dhene nje a dy shpulla korrektuese.
Ky gjest barbarie i ciftit Berisha beri qe ne TV te zhvillohej nje spektakel qe gati- gati me kujtonte spektaklet e Shkurte Pal Vates dhe barcaletat shoqeruese te ketyre shfaqjeve absurde.
Nuk mund te permbahet indinjata kur me pak imagjinate mendoja femijet e te vrareve viktima perpara ekraneve te etur per te pare nje reagim sado pozitiv ngushellues e misherues per ata e per prinderit e vrare. E ne vend te kesaj shohim kryeministrin Berisha me te shoqen Liri te veshur me te bardha qe me plot dinjitet mbante dhe nje peshqesh per vajzen e dhunuar e cila si per cudi na paskej pasur edhe ditelindjen.
Te rrethuar nga kamerat plot puthje prinderore e dashuri te gjithanshme. fare kane menduar ato zemra te vogla me baballaret e vrare ne keto momente Kjo ka vetem nje koment. Nje kriminel qe vrau kater baballaret po plagos e vret femijet e tyre. fare vuajtje per nenat per femijet qe kuptojne mesazhin makaber. A kujtoni ju o kriminel se i biri i Myrtajt qe vrau veten ka ngelur indiferent duke pare dhembshurine e ciftit Berisha ndaj nje shpulle Ketu u perfshi edhe Liri Berisha vet nene dhe e njeh dhembshurine e nenes. Ka vetem nje shpjegim.
Sikur ata kater viktima te mos ishin shqiptare por te paskeshin qelluar minoritare serbe gospodinie Sllobodanka Liri Berisha nuk do ta kishte provuar kurre qe ti bente karshillek ne TV femijeve te gjore bashkekombas. Sa per kete avdallin kryeminister ka kohe qe e ka vertetuar katerciperisht proverbin jugor qe tregon Nga je ti more Jam nga fshati i gruas bile bile kam mik shtepie Fazllicin dhe e kam kaq mik sa po te doni ua sjell ketu ne parlament. Pra ju bej dylber te Fazllicit edhe juve baballaret e kombit.
Berisha thote se e ka lexuar Makbethin. Po ju Lady Berisha a e keni lexuar A e ke ndigjue ti zoje proverbin mitik verior mos baj keq se ta bajn e ta teprojne. Me cfare ilaci hypnotik flini ju cifti i lumtur i dhuratave bashkeshortet Berisha
Po flitet shume per prezence te huaj ne zgjedhje dhe shpresoj qe ajo te jete efikase ne maksimum. Keta te huajt duhet te kene mire te qarte specifiken tone makiavelike te 50 vjecarit te fundit qe nenkupton se te ne frika nuk mundet me arsye por vetem me nje frike me te madhe dhuna ndalet nga frika e nje dhune me te madhe.
Sa per predikime apostolike ambasadorash kercenimet e tyre te holla indirekte aha Bualli yne nga Vicidoli nuk pyet per mushkonja vendi qofshin keto edhe te jashteme.
Nga gjithe informacionet dhe me cfare na paraqitet ne TV gjendja duket shume e tensionuar dhe paralajmeruese. Dikur gjate luftes motivoheshim nga faktori ideologjik marksist dhe lufta patriotike kunder okupatorit. Sic me informojne miqte qeveritaret tane sot kane krijuar ne te gjithe vendin nje rrjet segmentesh kemishash blu te Berishes te ngjashme me kemishat e zeza te Musolinit e kemishat e murrme te Hitlerit te gatshem ne cdo moment e ne cdo forme te perdorin dhune fizike psiqike individuale apo familjare.
Motiv te vertete skane ideologji por vetem motivin e parase dhe te pervetesimeve te paimagjinuara qe disponon Qeveria e te Pandehurve te Berishes. Parimi i tyre eshte te derdhet para pa kursim per te mbrojtur parane e gllaberuar dhe per te fituar para te tjera. Per ata disfata sado e vogel eshte e pa pranueshme sepse eshte nje hap drejt burgut.
nje prokuror amerikan ne pension me dergonte opinionin e tij ne Facebook lidhur me vrasjet e 21 Janarit dhe gjykonte se per ate ngjarje ne rrethana te ngjashme ne disa shtete te Amerikes personat pergjegjes si Kryeministri Berisha dhe Ministri Basha do kishin marre denim kapital ne karrige elektrike.
Ndersa ne shtete te tjera do ishte dhene denimi kapital me injeksion i cili sipas mendimit te tij do ishte me komod atje ku eshte hequr karrigia elektrike. Denim me burgim te perjetshem do rezervohej sipas atij per mjekun ushtarak Koceku si fillues i genjeshtres dhe per pasoje bashkefajesi ne krim.
Kur shoh Bashen me pretendim per kryetar bashkie me fytyren e bardhe e te nginjur qe shkelqen midis fytyrave te vrara e te hequra te tiranasve duke u premtuar gjithcka vec te zgjidhet kryetar me kujton icikovin e Gogolit qe genjente njerezit per te blere shpirtrat e vdekur ndersa ky ben cmos te blej shpirtrat e gjalle per ti vdekur me dashamiresi e sinqeritet te embel te paster sikur te lahej jo me uje por me mjalte ose sherbet.
Basha lut Zotin te zgjidhet kryetar vetem te zgjidhet qe vetem te lere mbrapa 21 janarin vetem te rihyje ne jeten shoqerore e te riciklohet i pastruar nga krimi kujton ai. Tani kryeministri i ekzaltuar ne ekstrem predikon me force zgjedhje te qeta pa konflikte por nga ana tjeter sipas informatave qe me vijne ka vene ne funksion maksimal skalionet me kemishat e tij blu.
Shikohet qarte qe Berisha lumturohet para edhe mbrapa entuziazmit te pjesemarresve neper mitingje te organizuara nga ai vet. Vini re se sa me shume eksitohet e skuqet duke kaluar deri ne uleritje ekstazore duke me kujtuar gjithmone valet e dervisheve dikur. Suksesi duartrokitjet thirrjet e te rinjve te ekstazuar flamuret blu te PD-se kane kaluar tashme ne nje droge te domosdoshme per Ate..
Sigurisht kjo i krijon sensacionin e sigurise se dashurise te popullit qe e adhuron e e brohoret shefin e vet. Kur i thane Napoleonit Sire Imzot dilni dhe pershendetni entuziazmin e popullit ne ballkon u pergjigj Te jeni te sigurte se me ate entuzuiazem do te brohorasin po te me prisnin koken.
Praktikisht e historikisht jane diktatoret vrastar qe brohoriten deri ne delir nga masa popullore. Kujtoni Hitlerin Stalinin vdekjen e Enverit.....Ashtu si i droguari ka drogen domosdoshmeri ashtu Berisha sjeton dot tashme pa fjalime triumfale dhe ekranet e TV. A ju shqeteson shume menyra e cjerrur bertitese e zerit te tij me refrenin Ju siguroj une juve Bukur fort. Ajo qe ka arritur te siguroje ne mase siperore eshte PASIGURIA e gjithaneshme.
Mendoj sinqerisht qe sikur te ishim nje popull normal i pa demtuar ne psikologjine e jetes ne komunitet ne keto kondita qe kam pershkruar me siper atehere opozita ne keto zgjedhje duhej te shkonte pa fushate fare. Do duhej te ishte Pozita ajo qe duhej te bente fushate sa me agresive pasi humbja e pushtetit prej saj perkthehet humbje e lirive dhe pasurive pra humbje totale.
Duke ndjekur nje polemike ne Opinion te TV Klan per kandidaturen e Bashes me ne fund degjova Prec Zogaj qe vuri ne dukje me mjaft kujdes e ndrojtje qe sduhej harrue fakti qe Basha ne diten e vrasjeve te 21 janarit ishte Minister i Brendshem dhe brenda ne Kryeministri prezent ne vendin e ngjarjes.
Zoti Neritan Ceka menjehere dhe me nje zell te madh i alarmuar u mundua te bej zhurmuesin tradicional e stereotip blu te PD-isteve. Iu kundervu Zogajt duke i thene qe sduhet spekulluar e perfituar nga nje fakt i se kaluares te mos i kthehemi te kaluares qe tashme eshte nje histori. E pabesueshme
Si mundet kaq lehte te anashkalosh e te quash histori nje vrasje te fresket e kaq makabre kur kufomat nen toke jane akoma ne fazen e pare te dekompozimit. Si mundet qe ky historian dhe bir historiani te jete vet kaq i dekompozuar moralisht qe te marre ne mbrojtje anen e kriminelit. Lind pyetja A ka zoti Neritan Ceka valle ne historine e tij personale gjera te tilla te erreta qe tashme jane te shkuara.
Mos harro zoti Ceka se 3 muaj nga dita e vrasjeve te 21 janarit jane baraz me tre minuta ne historine e kombeve dhe jo histori mijevjecaresh pocesh arkeologjike. Sic kerkon enet e antikitetit per te bere historine e kombit ashtu duhet kerkuar me fort akoma drejtesia e vrasjeve te 21 Janarit per te bere historine e moralit te kombit.
Duke i ardhur fundit dua te theksoj edhe nje here prioritetin njerezor mbi ate politik material etj. Asnje njeri cilido qofte ska asnje te drejte qe ti marri jeten nje tjetri qellimisht. Vrasesi eshte kriminel kushdo qofte ai. Parate e vjedhura abuzimet pervetesimet e paligjshme etj etj jane teper te demshme prape ne nje menyre apo tjeter ato jane materiale.
Po te jemi popull me pak mend ato prape pjeserisht apo teresisht kthehen kurse jetet e 31 personave te vrare kot nga Qeveria nuk kthehen me kurre. Po e konkretizoj me nje shembull. Te mendojme 31 te vdekur ne balance ne kembim te 100 kilometrave autostrade apo ne kembim te pese tuneleve etj. Kush do ngrinte doren kunder 31 jeteve ne favor te veprave te siper cituara No Koment
Te gjitha bemat tragjike te Berishes nuk mund te harrohen. Nje dite Ajsbergu Berisha do te dali apo do ta nxjerrim me ne fund ne breg ne te thate dhe atehere bota do ngelet pa mend te brendshem e te jashtem per bemat e tij. Pa dyshim shkrimtari i madh sot per sot dhe zberthyesi i talentuar psikanalist Fahri Balliu nuk do mungoj te shkruaje nje liber me titull Zotrija i Zi ose Kryeministri i Zi. Une besoj se me intuicionin e holle qe e karakterizon Romanin historik tashme ne trurin e tij e ka te pergatitur. I mungon vetem kapitulli i fundit dhe epilogu.
Te jete i sigurt se populli shqiptar do ia fale me kete rast te gjitha gjynahet qe ka bere ne sherbim te Zotnise se Zi.
Vec ne mos ia kalon publicisti Frrok upi me botimin e ndonje libri per Zotrine e tij Sali Berisha. Keshtu vepron Berisha ne fillim te dhunon pastaj te detyron te shkruash liber. Njesoj si veproi me autorin e librit Berisha mes kasandrave.
Mjerimit te ketyre iu shtua edhe shkrimtari Visar Zhiti. Ka vuajtur burgun nga diktatura vrastare dhe sot rrjeshtohet me diktaturen e vrasesve te qytetareve qe kerkojne drejtesi dhe te drejta njerezore ku perfshihet edhe e drejta e votes se padhunuar.
shte shume revoltues shkaterrues i ndergjegjes se kombit fakti i te Harruarit te Krimeve. Akoma me shume kurajoja e vrasesve per poste dhe vota. shte shume revoltues entuziazmi dhe duartrokitje e mases se caktuar popullore per vrasesit demagoge. Dikush mund te thote mjaft me me te vraret ata u nderuan u be nje meting madheshtor koha ecen perpara. Kjo me kujton proverbin verior I gjalli me te gjalle i dekmi me te dekun. Dakord por me nje kusht ama. Qe edhe vrasesi kriminel te jete me vrasesit kriminel e jo te bejne sikur skane ba gja e te pretendojne per kryetar bashkie e Kryeminister te perjetshem.
A e keni lexuar deklaraten e Ambasadorit hollandez Mos valle ata ambasadore qe nuk flasin jane dakord me vrasesit tane dhe veprimet e tyre Nje konkluzion me mundon Bota qe na ndjek habitet per qeverine tone me te pandehur apo sigurisht per fat te keq dhe per durimin dhe bindjen prej skllavi te popullit tone perballe krimit e korrupsionit te perbindshem qeveritar.