Presidenti Topi dekreton amnistine fiskale
Amnistia fiskale ka marrë miratimin e presidentit të Republikës. Nga burime të brendshme në Presidencë mësohet se presidenti Bamir Topi ka dekretuar ligjin “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”. Kështu, tanimë bëhet më reale falja e një sërë detyrimesh tatimore, doganore dhe detyrimesh të tjera për energjinë elektrike dhe ujin e papaguar. Në amnistinë fiskale janë përfshirë dhe borxhet e bizneseve dhe gjobat e marra nga kundravajtjet rrugore. Pritet që brenda pak ditësh të hapet dhe rruga për të përfituar nga amnistia fiskale. Sipas ministrit të Financave vetëm detyrimet e papaguara në buxhetin e shtetit janë rreth 400 milionë lekë.