E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH leter Vasilit Keni mbeshtetjen tone

Situata e permbytjes

Organizata Boterore e Shendetesise Zyra Rajonale per Europen ne nje leter derguar ministrit te Shendetesise Petrit Vasili eshte shprehur me nota pozitive ne lidhje me menaxhimin e situates shendetesore te banoreve ne zonat e permbytura. Ministria e Shendetesise ka bere me te miren e saj ne mbrojtje te jetes dhe shendetit te banoreve ne zonat e permbytura. Do te doja tju siguroja juve se do te keni te gjithe mbeshteten tone ne rast nevoje shkruan Suzsanna Jakab drejtuese e zyres rajonale te OBSH per Europen ne nje leter drejtuar ministrit te Shendetesise Petrit Vasili. Letra e drejtueses se zyres rajonale per Europen i eshte percjelle se fundmi ministrit nga perfaqesia e OBSH ne vendin tone. Jam informuar se qeveria shqiptare ka kerkuar evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura. Skuadrat e shpetimit kane arritur ne menyre te suksesshme te shpejtojne jeten e femijeve grave dhe te moshuarve te rrezikuar nga permbytjet vazhdon Jakab ne letren derguar ministrit te Shendetesise.

Masat e marra nga Ministria e Shendetesise ne fushen e shendetit publik ne zonen e Nenshkodres ajo i cileson si masa energjike qe do te ndihmonin ne parandalimin e komplikacioneve te mundshme. Duke shprehur gatishmerine e OBSH-se per tiu ardhur ne ndihme strukturave tona shendetesore Jakab e mbyll letren e saj me vleresimet pozitive te OBSH ne lidhje me menaxhimin e deritanishem te situates se emergjences si pasoje e permbytjeve kryesisht ne zonen e Shkodres.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›