Seria A anulohet greva Liga akord me futbollistet
Te gjitha skuadrat e Serise A do te zbresin normalisht ne fushen e lojes gjate kesaj fundjave per te zhvilluar ndeshjet e javes se 16 te kampionatit italian. Kjo ka ardhur si rezultat i drites jeshile per kontraten e re kolektive te futbollisteve megjithate konfirmimi zyrtar qe sportistet jane terhequr nga greva pritet te jepet gjate dites se sotme pas percaktimit te detajeve te fundit te marreveshjes. Pas lajmerimit te dites se marte ku Shoqata e Futbollisteve Italiane AIC u shpreh e gatshme qe te anulonte protesten e cila do te shkaktonte bllokimin e kampionatit Serxho Kampanja presidenti i shoqates se lojtareve i telefonoi presidentit te Federates. Gjate bisedes kreu i AIC-se i konfirmoi drejtuesit me te larte te FIGC-it se nga skuadrat e Serise A erdhi aprovimi. Drejtuesit e Shoqates se Futbollisteve u konsultuan gjate mengjesit te djeshem me kapitenet dhe perfaqesuesit e sindikatave te skuadrave per ti informuar rreth miratimit per riformulimin e gjashte pikave ne kontrate ndersa per piken e shtate ndash lojtaret qe nuk perfshihen ne kontingjentin e ekipeve - diskutimet u shtyne pasi federata kerkoi me shume kohe per shqyrtim. Ne keto kushte lojtaret hoqen dore nga greva dhe jane te gatshem qe te luajne te shtunen e te dielen.