Efektivi i RENEA-s bie nga shtylla, po shpëtonte një person nga vetëvrasja
(E PERDITESUAR)- Sot ne mengjes Tirana eshte shokuar nga lajmi se nje person rreth 60 vjec po tentonte te hidhej nga nje shtylle e tensionit te larte. Behej fjale per Caush Isarajn, 60 vjecar nga Gjirokastra, por me banim ne Tirane. Forcat e policise dhe zjarrfikesit kane mberritur ne vendngjarje. Ata kane nisur te negociojne me 60 vjecarin, qe deklaronte se do i jepte fund jetes per shkak se kishte probleme me kthimin e pronave. Ai ka hedhur madje nje dosje nga shtylla ku ishte. Forcat RENEA kane mberritur ne vend dhe kane nisur nje operacion shpetimi. Ata jane ngjitur ne shtylle dhe e kane kapur fillimisht nga kemba e me pas ne trup Isarajn, qe ka bere rezistence dhe ka tentuar te hidhet. Nje vinc eshte afruar dhe tre efektiva te RENEA-s e kane hipur te moshuarin ne shkalle. Por ndersa zbrisnin, nje efektiv i forcave RENEA ka humbur ekuilibrin dhe ka rene nga shtylla, ne nje lartesi jo shume te madhe. Megjithate renia i ka shkaktuar plage te renda dhe ai eshte derguar pa ndjenja ne spitalin ushtarak. Efektivi 41 vjecar, Ardian Bibaj ndodhet jashte rrezikut per jeten, kurse policia ka marre ne pyetje Isarajn.