E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Koço Kokëdhima, kryetari real i PS-së. I pafalshëm kandidimi i tij në Vlorë

berisha durresKryeministri Sali Berisha, gjatë një vizite që ka zhvilluar një Orikum në Vlorës, ka lëshuar akuza ndaj kreut të PS-së, Edi Rama, duke thënë se ai duhej të kandidonte në Tiranë dhe jo në Vlorë.

Kryetari ka selinë në Tiranë, duhej të kandidonte në Tiranë, por unë nuk ndërhyj në punët e brendshme të PS, tha Berisha.

Por, më shumë se sa me Ramën, ai është marrë me Koço Kokëdhimën, duke e konsideruar si kryetarin e Ramës dhe praktikisht edhe kryetarin e PS-së. Berisha ka thënë se kandidimi i Kokëdhimës në Vlorë, është i pafalshëm.

Në Vlorë nuk erdhi Rama, erdhi Koço. Një gjë iu them, t’ju sjellë Koçon është e pafalshme.

Koço njihet si njeriu që fitonte çdo tender rruge. Shkollave të Koços u prishej tavani. Koço i detyrohet bashkisë së Tiranës miliona euro, u shpreh Berisha.

Berisha tha se në Himarë për Koço Kokëdhimën këndohet një këngë që thotë: Kush ti lidhi sytë, Koçua ynë.

Sipas Berishës, kjo këngë Kokëdhimës i këndohet ngaqë i ka zënë sytë Himarës me pallatet e ndërtuara nga ai.

Sulmet ndaj Kokëdhimës në fakt ishin në pritshme, duke qenë se ato kanë qenë të vazhdueshme prej vitesh. Por, tashmë që ai është edhe zyrtarisht në PS, duket se do të përbëjë një motiv më shumë që Berisha ta sulmojë edhe më shpesh./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›