Klani Basha fiton kundër klanit Topalli?
Disa gazeta të sotme, si të ishin nën një komandë, i kanë mëshuar një lajmi të vetëm. Me sa duket, është një gjë që nuk mund të mos u binte në sy. Dhe nuk është se janë gazeta të një krahu politik. Janë të të dy krahëve.
Për çfarë është fjala? Është fjala për lajmin që në thelb thotë se klani i Lul Bashës fiton mbi klanin e Jozefina Topallit, dhe me këtë i janë referuar faktit që një numër mbështetësish të Topallit janë hequr nga listat. Ka folur për këtë argument Shqiptarja.com, Mapo, Sot, etj.
Raportimet flasin për shumë emra si të Topallit, por në këtë mes ka dhe teprime. Është e vërtetë që klani Basha e ka fituar garën me klanin Topalli, por lista e mbështetësve të Topallit është raportuar më e gjatë se sa është në të vërtetë. Po kështu teprohet kur i bëhet jehonë një krisjeje të madhe mes Berishës e Topallit. Është thjesht në qejfmbetje e Topallit, të cilën ajo, siç ka bërë dhe herë të tjera, do ta hedhë shpejt pas shpine. Gjërat në kampin e PD-së janë një script i njohur.
http://respublica.al/artikuj/2013/05/08/klani-basha-fiton-kunder-klanit-topalli