E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjip, Vëllazëria Myslimane gati të kërkojë shumicën në parlament

Rezultatet zyrtare të rrethit të parë të votimeve parlamentare në Egjipt mendohet të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme, ndërsa partia e Vëllazërisë Myslimane pritet të kërkojë shumicën e vendeve.

Rezultatet e votimeve të ditës së hënë e të martë ishte planifikuar të bëheshin të ditura gjatë ditës së djeshme, mirëpo raportet thonë se numërimi nuk ishte kompletuar me kohë në disa zona zgjedhore.

Agjencia e lajmeve AP citon mbikëqyrësit, që kanë parë numërimin e votave, të kenë thënë se rezultatet pothuajse të përfunduara sugjerojnë se Vëllazëria Myslimane, që është grupi më i madh politik dhe më mirë i organizuari në vend, mund të marrë deri në 45 % të vendeve të kontestuar nga votimi i kësaj jave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›