E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, PDSH dhe RDK afër koalicionit

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) në Maqedoni janë afër koalicionimit të tyre opozitar.

Dy liderët e këtyre partive kanë dhënë sinjale pozitive në mënyrë indirekte, ndërsa oferta e bashkëpunumit do të bëhet nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi përmes një letre, që do ti dërgohet Rufi Osmanit.

Koalicionimi do të përforcojë bllokun opozitar shqiptar dhe këto dy parti do të nisin bashkëveprimin për zgjedhjet e ardhshme lokale, në rast se ato do të bien dakord për platformat e tyre politike.

"E para jam i sinqertë kur kam kërkuar bashkëpunim, e dyta kur thash do të dërgoj letër nuk kam menduar për partitë shqiptare që u deklasuan në zgjedhje, por vetëm në partinë e Rufi Osmanit, që është parti e qëndrueshme edhe në aspektin e votave edhe në aspektin e programit dhe platformës", ka deklaruar Thaçi.

Nga ana tjetër, në RDK theksojnë se janë në pritje të ofertës dhe përmbajtjes së saj për koalicionim opozitar me PDSH-në dhe janë të gatshëm që lideri i tyre të ulet me kreun e PDSH-së.

"Nëse do kemi një ofertë të tillë ne do përgjigjemi pozitivsht në drejtim të debatit dhe në drejtim të ballafaqimit të argumenteve për një bashkëpunim duke respektuar paraprakisht edhe programet respektive edhe argumentet reciproke", ka theksuar kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›