E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria kushtëzon Beogradin për statusin e vendit kandidat në BE

.

Qeveria austriake kërkon që Beogradi të dënojë dhunën e ushtruar në veri të Kosovës nga serbët si dhe arrestimin dhe dënimin e personave që e shkaktuan atë.

"Kjo është ajo që kërkojmë ne që Serbia të përparojë drejt BE-së", deklaroi ministri i jashtëm austriak, Mihael Shpindeleger, i cili ka theksuar se në takimin e djeshëm të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së është diskutuar edhe rasti i sulmit të dhunshëm ndaj KFOR në Jagnjenicë dhe plagosja e 11 ushtarëve austriak.

Shpindeleger ka theksuar se ndarja e statusit kandidat për Serbinë do të varet nga hapat që ajo ndërmerrë për të ulur tensionet në veriun e Kosovës. "Do të presim dhe do të shohim gjatë ditëve të ardhshme se nëse do të ndërmerren hapat e duhura në bazë të asaj që kemi kërkuar dhe që kemi qartësuar pozicionin rreth ndarjes së statusit të vendit kandidat në BE", deklaroi Shpindeleger.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›